Koha po e dëshmon dhe kërkon se duhet të ndëshkohen politikisht dhe moralisht zëdhënësit e djeshëm të mos miratimit të VETING-ut në Shqipëri
Skender Kapiti
Shkruan:Skënder Kapiti
Duhet të ndëshkohen ashpër politikisht dhe demokratikisht të gjithë ata që në Shqipëri kanë bërë maksimumin e përpjekjeve për mosmiratimin e VETING-ut , e ata janë pikërisht Sali Berisha, Ilir Meta dhe përfituesit politik e juridik nga sistemi krimianalo-korruptiv i drejtësisë i montuar prej tyre.
Vetëm VETING-u në drejtësi i drejtuar nga SHBA-të do ta bënte dekriminalizimin e politikës, dhe vetëm një drejtësi e vërtetë, ligjore e demokratike po të ishte ndërtuar dhe po të kishin funksionuar në Shqipëri e Kosovë ligji e drejtësia, nuk do të kishte pasur nevojë as për Gjykatë Speciale në Kosovë dhe as për “non grata” për Sali Berishën , për Tom Doshin, për Vangjush Dakon dhe as për shumë të tjerë që priten të shpallen të tillë në Shqipëri. Po të kishte pasur drejtësi dhe po të kishte funksionuar ligji në Kosovë nuk do të kishte pasur nevojë as për Gjykatën Speciale dhe as për listimin e shumë individëve nga Kosova në Listën e Zezë.
Padrejtësia, krimi dhe korrupsioni kanë marrë peng drejtësinë, shtetin, shoqërinë dhe demokracinë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, dhe prandaj koha vërtetoi se pa ndihmën e SHBA-ve Shqipëria dhe Kosova nuk mund të ndërtojnë shtetin ligjor dhe as ta dekriminalizojnë politikën, dhe rrjedhimisht nuk mund të zhvillohen ato civilizisht, demokratikisht dhe as ekonomikisht e me mirëqenie. Prandaj shqiptarët janë me SHBA-të, me VETING-un, me demokracinë dhe jo me pushtetarët hajdutë e të korruptuar, sepse: shqiptarët e duan shtetin, e duan demokracinë, e duan integrimin dhe progresin ; por pa shtet ligjor, pa VETING në drejtësi dhe pa dekriminalizim të politikës shqiptare, pra pa sundimin e ligjit nuk ka zhvillim , as demokraci, as mirëqenie, nuk ka as luftë kundër krimit e korrupsionit të lartë shtetëror dhe as intergrim në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".