Lexoni edhe:
Nëse Serbia e kërkon Asociacionin, edhe Kosova duhet ta kërkon Asociacionin për Luginën
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, nënshkruan asociacionin një etnik serb, e me gjasë edhe eksterritorialiteti i kishave ortodokse me dhjetëra hektar tokë rreth e përqark, të cilat jo vetëm se nuk ishin, kurrë të tyre, por tani bllokojnë edhe proceset ekonomike dhe qarkullimin e lirë rrugor në vend, pikërisht sipas planeve të kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili po të ishte gjallë, do të befasohej se sa lehtë dhe shpejtë, vet shqiptarët jetësuan planet e tij në Kosovë, pa shkrepur asnjë plumb, as përdorur ushtri e polici.
Vendet mike janë ato, të cilat që nga viti 1999, mbrojnë dhe mbajnë në këmbë Kosovën, pikërisht ato vende që bombarduan edhe Serbinë okupatore për çlirimin e Kosovës dhe na sollën lirinë, krijuan shtetin tonë dhe nuk lejuan deri më tani ndarjen dhe shuarjen e Kosovës si shtet i lirë e i pavarur. Madje pas kërkesës së Serbisë hegjemoniste për shqyrtimin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u vu në veprim Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me gjykatës (shumica) nga po këto vende dhe vulosi pavarësinë e Kosovës qysh me 22 korrik të vitit 2010, si organi më i lartë juridik i OKB-së, vendim në bazë të të cilit, me ndihmën e pakursyer serish të vendeve tona mike, Kosovën e njohën shumica e shteteve anëtare të OKB-së.
Nëse Serbia e kërkon Asociacionin, edhe Kosova duhet ta kërkon Asociacionin për Luginën Lexoni edhe:
Sepse po të kishte ngelur çështja e saj, vetëm tek partitë shqiptare dhe qeveritarët shqipfolës, siç po shihet e dëshmohet tanimë publikisht nga të gjitha anët, Kosova jo vetëm që do të ishte ndarë e copëtuar, por edhe shitur e shuar, qindra herë, deri më tani, njëjtë siç u shitën e falën edhe qindra hektar toka të saj, tash e mbi 20 vite me radhë nga Thaçi, Mustafa e Haradinaj me shokë. Pra, janë po këto parti dhe qeveritar e pushtet mbajtës të shitur, që nënshkruan dhe votuan edhe asociacionin një etnik serb, shitën e falën tokat e vendit gjithandej dhe me parat e taksapaguesve të Kosovës, paguan me mbi 168 mijë euro edhe firmën franceze “Majorelle PR & Events”, për promovimin e ndarjes së Kosovës kudo në botë, dhe nga atëherë nuk pushuan më përpjekjet e Serbisë për gllabërimin e Veriut të vendit tonë, gjë që ishte edhe qëllim i Thaçit e pse jo edhe Isa Mustafës e Ramush Haradinajt, i cili lejoi që kjo të ndodhte pikërisht gjatë qeverisjes së ti, gjë të cilën nuk e kanë bërë kaq hapur dhe me kaq shumë zell, as okupatorët serb, që nga Aleksandër Rankoviqi e deri te Sllobodan Millosheviqi dhe nxënësi i tij kriminel Aleksandër Vuçiqi. Madje çuditërisht edhe kërkesën për ndarjen e Kosovës nuk e paraqiti Vuçiqi vet, por këtë akt tradhtie, ia la kuislingut Hashim Thaçi ta parashtronte siç veproi publikisht në Alpbach të Austrisë duke kërkuar edhe ndihmën e ndërkombëtarëve për ndarjen dhe ri copëtimin e vendit të vet, shembull aq i turpshëm e tragjik, sa që nuk mund ta gjesh kund në botë, nga këtu deri në fund të katër poleve të globit tokësor.
Përndryshe të nënshkruhet dhe imponohet formimi i asociacionit një etnik serb dhe “Republika Srpska” nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa edhe në shtetin e brishtë të Kosovës, përderisa mese 22 vite pas lufte Kosova ende nuk po arrin ti mbledh as eshtrat e viktimave të veta, të vrarëve dhe kufomave, të cilat pas vrasjes, i vodhi edhe për së vdekuri Serbia, kjo, jo vetëm që nuk do asnjë koment, por një akt të tillë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët e shitur, se nuk ka, e as që do të kishte kund, vend as popull në botë, që do ta toleronte një gjë të tillë.
Ja kush e sjell alarmin: SHIK-u dhe partitë e inkriminuara në aksion Lexoni edhe:
Madje të bisedohet edhe sot me një shtet okupator si Serbia, tanimë edhe për krijime asociacionesh për kriminelët e barrikaduar që nga paslufta në veri të Kosovës, përderisa trupat e kufomave të vjedhura të shqiptarëve nga shteti okupator serb, qysh para 22 vitesh, ende vazhdojnë të zhvarrosen gjithandej Serbisë siç u veprua së fundi edhe në Kizhevjak, ku trupat të rinjve të vrarë shqiptar nga Serbia, ishin groposur në thellësi të jashtëzakonshme prej dhjetëra metrash dhe mbuluar me shumë shtresa mbeturinash të ndryshme ndërtimore, për t`ua humbur gjurmët, kjo vërtet është vetëvrasje e shqiptarëve me dorën e vet, për të cilën ata nuk mund, as nuk kanë të drejtë, ti kërkojnë hak as llogari, askujt. Kjo vërtetë është një tragjedi e llojit, të cilën kriminelët serb si Vuçiqi vërtetë kanë gjetur vend dhe njerëz si shqiptarët, për të luajtur me ta, se askush tjetër në botë nuk do të lejonte as duronte poshtërime të tilla.
Ndaj shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj, përfundimisht duhet të vetëdijesohen, se kriminelët nuk guxojnë ti përkëdhelin e lëmojnë edhe pas gjithë atyre që kanë bërë kundër vendit të vet, por duhet gjykuar dhe dënuar e vendosur prapa grilave, duke filluar me Isa Mustafën dhe figurat përgjegjëse të PDK-së, AAK-s dhe NISMA-së, për tradhtitë që ia kanë shkaktuar vendit të vet dhe na e futën ujkun në torishtë, duke bërë Serbinë edhe pas lufte, hisedarë të tokave dhe pasurive të Kosovës edhe ashtu mjaft të vogël gjeografikisht. Kështu që me vizitën e z. Metju Palmer dhe Mirosllav Lajçak politika kosovare e mori mesazhin më të qartë të mundshëm deri më tani nga ndërmjetësuesit për dialogun me Serbinë, duke mësuar nga afër dhe dora e parë, se cila është formula e arritjes së marrëveshjes finale, përmes të cilës mundë të rezultonte njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Qeverinë Kurti e pret provimi i parë serioz në zgjedhjet lokale të vjeshtësLexoni edhe:
Madje siç u tha edhe në konferencën për shtyp, pikërisht çështja renegate e asociacionit një etnik serb, të ashtuquajtur të "komunave serbe", nënshkruar dy herë brenda dy vitesh, një herë nga kuislingu Hashim Thaçi me 2013, dhe jugokomunisti Isa Mustafa me 2015 në Bruksel, pritet të jetë nyja kuqe e arritjes së marrëveshjes dhe pajtimit të mundshëm, për tu hapë rrugë pastaj temave të tjera ndërshtetërorë. Një ngrehin 100 %, e padrejtë, plotësisht e kundërligjshme dhe tërësisht antikushtetuese të cilën Gjykata Kushtetuese e Kosovës, fatbardhësisht e ka hedhur poshtë dhe konstatuar unanimisht se është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës, e nënshkruar kundër parimeve ligjore dhe në s’përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, akte për të cilat është momenti i fundit dhe vendimtar, që pas burgosjes së Thaçit të arrestohet urgjentisht edhe Isa Mustafa dhe vendoset prapa grilave, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës për tradhti.
Kështu që kryeministri Kurti, me plot të drejtë është duke këmbëngulur vazhdimisht që në këtë pikë delikate e cila rrezikon ekzistencën dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, të respektohet kushtetuta e shtetit tonë, i cili është në të drejtën e vet dhe të mos pranohet për asnjë çmim, kurrfarë asociacion në baza etnike dhe kompetenca ekzekutive, i cili do të ishte model i Republikës serbe në Bosnjë e Hercegovinë, dhe hap pararendës i ndarjes së Kosovës. Për aq më tepër, ashtu siç shprehet edhe kryeministri Kurti, fakti se; “Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë vet peticioni i qytetarëve, veprimet e opozitës së atëhershme, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që sqaron qartë se në Kosovë assesi nuk mund të ketë asociacion një-etnik", ndaj është e domosdoshme, që si të gjitha shtetet tjera, t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, siç është vepruar në çdo vend të lirë e të pavarur, kudo në botë.
Aleatët e Kosovës nuk e duan Kosovën një shtet jo-seriozLexoni edhe:
Madje se çfarë skenarësh do të luheshin nga kriminelët serb, të barrikaduar tash e mbi 22 vite në veri, e dëshmoi edhe rasti i fundit i të ashtuquajturve "maturant" serb, të cilët aftësitë e përfituara në shkollat shoviniste serbe, i dëshmuan duke sulmuar policinë e Kosovës me mjete ndezëse dhe flamuj të Serbisë. Dhe krejt kjo duhet ti vetëdijëson të gjitha partitë, në mënyrë që në këtë proces, e kanë rastin historik ti lënë anash të gjitha mosmarrëveshjet dhe inatet partiake dhe të bashkohen e dalin me një qëndrim të unifikuar, për të quar përpara procesin në të cilin rol të veçantë kanë SHBA-të, si dhe për të mos lejuar që të imponohet një ngrehinë e re e tipit të "Republika Srpska" edhe brenda territorit të Kosovës me të cilën defunksionalizohet shteti dhe rrezikohet tërë qenia e Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".