
Lexoni edhe:
Gjykimi i krimeve të luftës, premtim që po realizohet nga Qeveria
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Tashmë është vërejtur nga shumë kush që dështimet dhe veprimet e dëmshme që udhëheqja e VV-së me Prishtinën, në mandatin e parë kanë vazhduar edhe dhe tash me udhëheqjen e veçantë të Shpend Ahmetit. Kanë vazhduar dhe po vazhdojnë ato dëme që i ka shkaktuar këtij qytetit të dërmuar derisa ishte udhëheqja e LDK-se dhe tash vetëm ka vazhduar nga Shpend Ahmeti.
Nuk ka fushë që nuk ka dështim me normat e ndërtimit të qytetit, në çdo fushë ndërtimi. Infrastruktura është shkatërruar tërësisht. Ndërtime janë bërë sipas interesave të grupit të Shpendit me kompani. Pjesë të veçanta të qytetit janë bërë të pabanueshme. Rrugët janë shumë të ngushta dhe kanalizimet janë shndërruar me vende ku nuk kalohet dhe jetohet. Sigurimet e objekteve shëndetësorë janë mos me keqe. Asgjë nuk është investuar në modernizimin e kujdesit mjekësore. Ka vazhduar e njëjta mjekësi si para 10 a 20 vjetëve. Ende ka mungesa të shumta të mjeteve nëpër shtëpi të shëndeti.
Gjykimi i krimeve të luftës, premtim që po realizohet nga QeveriaLexoni edhe:
Edhe nëpër shkolla e kemi gjendjen të njëjtë. Kështu është edhe në fushën sociale dhe të përkujdesjes për fëmijë dhe të moshës së tretë. Është çudi se si kjo udhëheqje vetëm po e vazhdon kështu punën, pa përgjegjësi dhe pa një ndjenjë morale për qytetarin tonë. Ne jetojmë këtu në Prishtine dhe dëshirojmë të kemi një jetë të mirë, dinjitoze dhe të shëndetshme. Por këtej ka dështime. Qytetarët jetojnë në një qytet ku vlerat e ndotjes i kalojnë për disa herë vlerat normale të përcaktuara për jetë. Se si dhe pse lejohet kjo është çështje tepër serioze. Ju takon organeve kompetente të merren me ndërtimin e dëmshëm të qytetit. Natyrisht se duhet shikuar mjetet edhe financiare, mundësitë e komunës.
Prishtina e ka një buxhet mjaft të lartë dhe nuk po menaxhohet si duhet. Ai buxhet arrin shumën e mbi 100 milionë eurove. Ku po shkojnë këto mjete! Ku kemi investime! Cilat leje për ndërtim janë dhënë dhe pse është lejuar kjo gjendje shkatërrimtare në ndërtimtari. Janë këto disa çështje që duhet dhënë përgjigje dhe natyrisht se organet kërkohet të marrin masa juridike hetuese. Nuk duhet lejuar më kjo gjendje. Ka shkelje të mëdha dhe për ato duhet të përgjigjet udhëheqja.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".