Lexoni edhe:
Të hetohen dallaveret e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, me leje ndërtimi!
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Analisti politik Faik Krasniqi, i kërkon Qeverisë Kurti që ta vazhdon drejtë kursin e qeverisjes me duar të pastra, pa krim e pa korrupsion, sikur që është zotuar dhe ka premtuar, e të mos merret në humbje kohe me shpifjet opozitës. Ndryshe Sipas Krasniqit, qytetarët kanë frikë se të korruptuarit mundë ta luajnë lojën dhe përsëri të rikthehen në pushtet.
Opozita tjetër punë nuk ka, përpos të shpif në mënyrë që të harrohen pisllëqet që i kanë bërë për më shumë se dy dekada në qeverisje. Qeveria Kurti s'ka pse të merret me ata, por të punojë që ta dëshmojë se janë ndryshe. Në bazë të ligjit duhet të ndëshkohen për të gjitha pisllëqet.
Të hetohen dallaveret e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, me leje ndërtimi!Lexoni edhe:
Kurse Qeveria të mos krekoset më se në çfarë gjendje e kanë gjetur Kosovën. Të gjithë e dimë si e kanë gjetur, prandaj populli i ndëshkoi pozitën e re. Siç kam thënë, Qeveria Kurti nëse i kapë gjerat për bishti do të dështojë. Frika e qytetarëve është kjo, dështimi i tyre dhe hajnat të na kthehen prapë në pushtet. Këtë gjë s'duhet ta lejojë Albin Kurti. Por t'i kap gjërat nga koka!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".