
Lexoni edhe:
Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Kosova nuk ka kohë për të humbur , i ka humbur 20 vite , të cilat vite i kanë bërë rrush e kumbulla kasta e vjetër grabitqare politike. Nëse na ndodhë që edhe 20 vitet e ardhshme të na i rrëmbejnë do të mbesim as shtet e as koloni. Nëse marrin ide të huaja dhe nëse nuk i kemi njerëzit e zot në pushtet, do ta merr djalli shtetësinë e Kosovës. Nëse nuk vendosen më në fund vlerat në të gjitha sistemet, nuk do të dalim dot nga kriza e përgjithshme ku jemi katandisur. Nuk do të bëhemi shembull i mirë i shtet ndërtimit dhe i mirëqenies. Pak ka vullnet, kuptueshmëri e dialog të brendshëm që të kapërcehen vështirësitë politike dhe ekonomike.
Rrëfimi i suksesshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj bëhet më ndryshe, me qasje të re karshi problemeve të grumbulluara për shumë vite. Kosova në gjirin e Evropës së Bashkuar sa duket afër është shumë larg. Nuk guxohet që të përsëriten gabimet nga e kaluara duke vendosur në pozita njerëzit me biografi të dyshimtë. Mjaftë me njerëz pa dije dhe pa thirrje.
Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!Lexoni edhe:
Pa referenca profesionale dhe pa referenca të përvojës nuk arrihen objektivat e shtetit ligjor dhe shtetit funksional. Të udhëheqësh me shtetin apo një segmentet e tij, nuk është shaka, por është marrje obligimit dhe përgjegjësisë . Politikat e kaluara na kanë kushtuar sidomos në ekonomi duke e kthyer mbrapa. Na duhen njerëz që dinë në praktike të zbatojnë politika të mira, e jo politika të mitingjeve. Mos ti lejojmë keqbërësit dhe të padijshmit të inkuadrohen në sistemet vitale të shtetit, se shumë vuajtëm për gjithë këto vite me njerëz të tillë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".