
Lexoni edhe:
Raporti i fundit: Një i vdekur dhe 11 raste pozitive me koronavirus
Shkruan: ANALIST - Gani Qarri
Tani kur po përfundon edhe mandati i dytë i matrapazit të inkriminuar këmbë e krye, Shpend Jahtit, mjerisht kanë nisë të dalin të gjitha të këqijat në sipërfaqe dhe shihen përmasat e vërteta të të gjitha pasojave katastrofale të keqqeverisjes dhe kaosit të shkaktuar nga ky hipokrit dhe mashtrues ordiner, të cilat kryeqyteti i vendit, vërtetë po i përjeton shumë rëndë dhe nuk do t`ia falë kurrë.
Raporti i fundit: Një i vdekur dhe 11 raste pozitive me koronavirusLexoni edhe:
Vitet që kaloi Prishtina nën "regjimin" e tij, janë kulmi i degradimit dhe deformimit total të filluar paraprakisht nga qeverisja e LDK-së e lidhur ngusht me SHIK-un ilegal, e ndikuar për 13 vite me radhë nga mafia dhe krimo-politika edhe në mandatin e parë e të dytë të Shpend Ahmetit mashtrimtar me nam, i cili erdhi në krye të Prishtinës me taktikën e tij manipuluese duke abuzuar hapur me votuesit e VV-s, dhe jo vetëm, por i ndihmuar dhe mbështetur fuqishëm edhe nga SHIK-u ilegal! Për aq më tepër, tani kur po përfundon edhe mandati i dytë i tij, dhe zgjedhjet e reja po afrohen, e gjithë qeverisja e Shpend Ahmetit po vlerësohet me notat më negative kriminale dhe jo vetëm shumë të dobëta por edhe me pasoja të mëdha e të pa riparueshme për kryeqytetin edhe në vitet dhe mandatet e ardhshme në vijim.
Madje Ehat Miftaraj nga shoqëria civile, IKD-Instituti Demokratik i Kosovës, i ka bërë ftesë publike Shpend Ahmetit të dal vet në qytet dhe të shohë e ballafaqohet praktikisht me pasojat që i ka shkaktuar ai me bashkëpunëtor, të cilat pa fije turpi, pi shkon duke ia lënë lën si trashëgimin më të keq Prishtinës dhe qytetarëve të saj.
Miftaraj e fton Shpend Amëtin, që ai si kryetar i Prishtinës, ta marrë për dore edhe "dostin" dhe bashkë ortakun e tij mercenar,"biznesmenin" e famshëm Arbër Kryeziu, dhe të vendosen qoftë edhe vetëm për pak kohë, te kompleksi "Royal Mall" dhe hyrjet e banoreve, ku as një minutë nuk do të mund të durojnë, njëri as tjetri, erën e rëndë qe vjen në atë vend, nga ndytësirat që ata dy kanë shkaktu. Madje nga dëshpërimi me gjenjen e krijuar, Miftaraj me të drejtë shprehet edhe më ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Shpend Ahmetit dhe A. Kryeziut, duke u thënë publikisht se; aq "M..T e keni ba, sa do të ishte mirë që ndyrësinë që keni krijuar, ta përjetoni edhe ju vet, të dy bashkë në këtë "kompleks te famshëm"!
Në fakt kjo do të ishte mënyra më praktike, që matrapazi Shpend Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i inkriminuar A. Kryeziu, ti kuptojnë më mirë hallet dhe vuajtjet e banoreve të cilët detyrohen të jetojnë çdo ditë në ndyrësirat që ata bashkë ua kanë shkaktuar në ambientet ku duhet të jetojnë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke u detyruar ta rretzikojnë shëndetin dhe jetën e tyre, si qytetarë të pafajshëm të Prishtinës.Kështu që sikur në Kosovë të kishte njëmend rregull e ligj dhe shtet të së drejtës, dënimin më të vogël, që do duhej tu jepte, këtyre dyve, cilido gjykatës, do të ishte të paktën një vendim urgjent me të cilin do të obligoheshin Shpendi dhe Arbëri që të paktën për 24 orë, të jetonin edhe ata vet në këtë mjerim kriminal, që e kanë shkaktuar të dy bashkë në mënyrë mafioze!”.Pra akte kaq të rënda, të cilat nuk janë krime të thjeshta e do-si-do, por të atilla që ua zënë frymën banorëve dhe rrezikojnë çdo ditë e në mënyrë afatgjate shëndetin dhe jetën e qytetarëve të kryeqytetit, medoemos do të duhej hetuar deri në detaje edhe nga prokuroria speciale, nëse ndonjëherë ajo vet, do të arrijë të pavarësohet dhe dal nga kthetrat e krimit të organizuar, si dhe mafio politika kriminale e ish SHIK-ut ilegal, i cili vazhdo ti mbaj të kapura gjyqësinë dhe prokurorinë. Për aq më tepër, duhet të hetohet e gjithë e kaluara e 8 vjeçare kriminale dhe dubioze e vet Shpend Ahmetit, i cili nga qytetarët e Prishtinës, u akuzua rregullisht dhe pareshtur, se pikërisht ai vet kryesoi edhe “krimin e organizuar dhe korrupsionin” në kryeqytet e më gjerë, bashkë me Dardan Sejdiun, të emëruar enkas nga Shpend matrapazi ne rolin e “shefit zyrtar” për bashkëpunim me nëntokën kriminale, të mafies së ndërtimit” ne Prishtinë.Dhe sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto,njeriu që lavdëron veten dhe pretendon se ka krye pak muaj shkolle edhe ne Harvard të SHBA-ve", Shpend matrapazi, e ka kthye Prishtinën në Kandahar të Kosovës e ndoshta edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, te kapur nga kriminelet qe vazhdojnë të veprojnë “LEGALISHT” dhe pa therrë në këmbë, njëjtë si muxhahedinët në Afganistan, mu në zyrat e Komunës se Prishtinës të udhëhequr nga Shpend Jahti dhe tash e sa vite kanë kapur dhe vazhdojnë ta mbajnë fuqishëm në kthetrat e veta, Prokurorinë e shtetit, gjyqësinë dhe vet Prokurorinë speciale te RK (PSRK)!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"