
Lexoni edhe:
Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsion
Shkruan: ANALISTI - Arsim Haziri
Hapi i parë dhe i domosdoshëm ka qenë largimi i tyre prej institucioneve, po iu referohem klasës së vjetër politike, e cila kishte zaptuar çdo sferë të jetës publike, prandaj edhe rikthimi i sundimit të vlerave do të jetë i mundshëm ndonëse si proces do të jetë i ngadalshëm. Konsideroj se epoka e tyre ka përfunduar në kohën kur edhe ndodhi kthesa progresive, aty u vulosë rënia e tyre, duke e garantuar mosardhjen në pushtet për 15 vitet e ardhshme, diçka profitabile dhe e nevojshme për konsolidimin shtetëror.
Kosova shpenzoi afro dy dekada të lirisë dhe 13 vite të pavarësisë, dhe në rrafshin multidimensional stagnoi konsiderueshëm, kjo ishte çështje tejet problematike e cila natyrisht se është derivacion i klasës së korruptuar, e cila për t’i ruajtur strukturat e tyre politike dhe ekonomike, sakrifikoi ndërtimin e vendit. E sa I përket, pranisë të disa copëzave të ish-sistemit pothuaj destruktiv, ai gradualisht do të bie, duke qenë në dijeni për strukturën më të denjë për qeverisje, e cila edhe u legjitimua në shkurtin e këtij viti. Sundimi i ligjit duhet të jetë kryefjalë për të gjithë pa dallim. Në botën demokratike 'sundimi i ligjit' është për të gjithë banorët brenda juridiksionit të shtetit që shtrin autoritetin e vetë ligjor.
Pastrimi të mos ndalet, të goditen të gjitha çerdhet që prodhojnë krim e korrupsionLexoni edhe:
Prandaj kjo rregull duhet të zbatohet me çdo kusht e për çfarëdo çmimi edhe në shtetin e Kosovës. Nëse ka shkelje të ligjit nga kush do, na bandat e mafies rrugore a politike kosovare, askush nuk duhet të pozicionohet e të del keqbërësve e zhvatësve në mbrojtje. Janë rrugët ligjore të cilat duhen ndjekur secili zyrtar i shtetit, secili politikan e qytetar, sepse mbi të gjitha është e duhet të jetë respektimi dhe zbatimi i ligjit.
Askush nuk duhet të tolerohet e të bëhet përjashtim. Politika duhet të betohet për drejtësi dhe jo për lidhje me krimin, e kjo funksionin si duhet vetëm atëherë kur secili qytetar posa të bien në konflikt me ligjin të kapet, hetohet, arrestohet dhe dënohet nga organet e zbatimit të ligjit, pa ndërhyrjen e politikës. Kjo duhet të funksionon kështu si test serioz i demokracisë prandaj duhet bërë gjithçka që bandat e politikës kosovare ti largojmë e i ndjekim, të mos lejohen të sillen e ti fusin Akoma më thellë duart në fushën e sundimit të ligjit!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".