Lexoni edhe:
Goditet ashpër “mbretëria” kriminale e oligarkut Devolli
Shkruan: ANALISTI: Hasan Preteni
Organi hetues, i akuzës, është duke kalkuluar, si gjithnjë. Me marjen e detyrës së qeverisë së re,disi u zhvilluan disa aksione,disa të paraburgosur,disa fillim hetimesh me nguti, e matën pulsin dhe tani asgjë.Të gjitha gjykimet po shtyhen, arsyet nga më të ndryshmet, kalkulime siq vetëm këta i njohin.Asnjë aktgjykim ndërkohë.
Goditet ashpër “mbretëria” kriminale e oligarkut DevolliLexoni edhe:
Dinamika e reflektimit të kesaj qeverisje duhet të fuqizohet.Një krahasim.Në Malin e Zi, është një qeverisje shumë e brishtë, në parlament qeveria e ka vetëm një votë më shumë por në kuptimin e sundimit të rendit dhe ligjit kanë bërë qudira.Qeveria i ka vetëm 12 ministri, vetëm një zv. Kryeministër,ky zavendës kryeministër është përgjegjës për pjesën e sundimit të rendit dhe ligjit dhe si veproi? Për më pak se 100 ditë, u largua Drejtori i Policisë, kryetarja e Gjykatës Supreme, u arrestuan 68 zyrtar dhe ish zyrtar të lartë, ish ministra, kryetar komunash ..) u shkatrua njëri nga dy klanet mafioze.
Mafiozët që ende janë në liri e kanë humbur kompasin, po kërcënojnë zyrtarët e lartë duke mos përjashtuar edhe zv.Kryeministrin, por nuk po ndalen. Janë paralajmëruar edhe ndryshime në legjislacion ku shumë zyrtar do ti humbin privilegjet. Në baza ditore publikohen dosiet se si ish zyrtarët e lartë kanë fituar banesa nga fondi qeverisës.Gjithqka po lëvizë dhe ka fituar në dinamik lufta kundër së keqes.
Zijafet i “çuditshëm” i opozitës kosovare në Shqipëri!Lexoni edhe:
E veçanta e kësaj është se në qeveri nuk është asnjë "Malazez". Kosova duhet të lëvizë në këtë drejtim. Shumë institucione janë pa titullar, disa institucione janë pa borde menaxheriale, nuk ka raste të reja hetimi, nuk ka gjykime. Ligjet, strategjitë, planet operacionale mundë të presin por qytetari po kërkon aksion dhe vepra konkrete.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".