Lexoni edhe:
Urdhri i Joe Biden i godet për vdekje planet e treshes kriminale Thaçi-Rama-Vuçiq
Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi
Kosova po vuan me prokuror të pandërgjegjshëm ose që punojnë nën ndikimin e politikës dhe të bosëve në fushën e ekonomisë informale. E tërë drejtësia fillon dhe përfundon me prokuror të cilët nuk i kryejnë detyrat e veta me ndërgjegje dhe sipas ligjit. Natyrisht se sistemi i tillë vazhdon edhe nëpër gjykatat e vendit në të gjitha nivelet dhe lloje e veta. Kosovës i duhet një spastrim i thellë në sistemin e drejtësisë dhe një përzgjedhje e re e prokurorëve dhe e gjyqtarëve sipas parimeve të njohur të drejtësisë.
Urdhri i Joe Biden i godet për vdekje planet e treshes kriminale Thaçi-Rama-Vuçiq Lexoni edhe:
-Bazë kryesore për reformimin dhe riorganizimin e pastrimin e sistemit të drejtësisë duhet të jetë: Profesionalizmi në punë, guximi dhe mos nënshtrimi ndaj askujt, aftësia në kryerjen e punëve dhe të detyrave, lirimi nga i interesat individuale dhe shumë të pastër në fushën e krimit dhe të korrupsionit. Nga të përzgjedhur kështu ka mundësi sistemi te fillon të mbahet me profesionalizëm dhe krimeve korrupsioni të ju hiqet baza në sistem. Natyrisht se në Kosovë duhet të riorganizohen edhe sistemi gjyqësor. Nuk ka mundësi që të ketë profesionalizëm dhe drejtësi nëpër gjykata kur i kemi të grumbulluar shumë fusha gjyqësorë në një gjykatë. Republikës i nevojitet një riorganizim i ri i sistemit gjyqësor. Kryesisht u duhen edhe disa gjykata të të gjitha niveleve në sistemin e drejtësisë. Këtu mendoj, përveç Gjykatës Penale, edhe këto lloje të gjykatave:
1. Gjykatën e Punës,
2 . Gjykatën Civile,
3. Gjykata Ekonomiko-komerciale
4. Gjykatën e Familjes.
Goditet ashpër “mbretëria” kriminale e oligarkut DevolliLexoni edhe:
Tash i kemi të gjitha këto nën një gjykatë. Këtej ka mundësi ndikimi në njëri-tjetrin, sepse ka një udhëheqje dhe kështu keqpërdorimet janë shumë të mundshme. Ndryshime duhet të kemi edhe në KPK dhe në KGJK.1. KPK kërkohet të riorganizohen dhe të mbulohet me anëtarë të aftë, profesional dhe të pa korruptuar. 2. Sidomos KGJ duhet të riorganizohet dhe të ndahet me KGJK sipas vetë gjykatave që krijohen. Një ndarje e tillë e bënë shumë më profesional sistemin gjyqësor dhe ndikon dukshëm në punën e suksesshme në ndarjen e drejtësisë. Me këtë riorganizim ka mundësi më të vështirë të kriminalizimit të sistemit në drejtësi, që në përzgjedhje të gjyqtarëve fillon lufta kundër krimit dhe në pune kemi kështu një profesionalizëm të mirë. Në çdo nivel krijohet profesionalizmi. Me këtë formë të punës kontrollohen më mirë gjyqtarët dhe lëndët e kryera dhe fiton shteti ligjor. Mirëpo shteti i së drejtës në Kosove do të triumfon vetëm përfundimisht vetëm kur ta kemi në zbatim Ligjin mbi VETING.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".