Dialog po, por me përgjegjësi të shtetit serb

Dialog po, por me përgjegjësi të shtetit serb
Dialog po, por me përgjegjësi të shtetit serb

Muhamet Kelmendi

  • 11 June 2021 - 13:37

Shkruan: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi

 Serbia e donë ripushtimin a ndarjen e Kosovës. Tash e dinë këtë edhe në Kosova. Prandaj edhe kërkohet qëndrimi i prerë i Kosovës në raport me shtetin serb.

Natyrisht se edhe Kosova duhet të jetë e përgatitur. Shpresoj se këtu nuk kemi probleme. Mirëpo, në dialog me shtetin serb, Kosova duhet të mbetet fortë në temat e veta. E ato tash veq dihet. Megjithatë duhet vazhdimisht të përsëriten. Përkatësisht:

1. Gjetja e të zhdukurve, 

2. Dëmshpërblimi dhe reparacionet,

3. Rikthimi i mjeteve financiare të pensionit të vjedhura dhe të dokumentave,

4. Përgjegjësinë penale të shtetit serb dhe

5. Njohjen reciproke.

Këtu nuk duhet të bëhen lëshime. Kuptohet se Serbia e donë Asociacionin pa njohje reciproke të shteteve. Në këtë anë kërkohet nga pala kosovare të kërkohet reciprocitet, duke kërkuar Asociacionin për Luginën e Preshevës. Ky reciprocitet është i domosdoshëm.

Duke mbetur në këto anë nuk mundet askush të të akuzon Kosovën për mos dialog.  Përkundrazi. 

Kosova duhet të qëndroj për dialog por me kërkesat dhe temat e nevojshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".