Lexoni edhe:
Lajmi i mirë: Asnjë viktimë dhe vetëm 10 raste pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Mbretëria kriminale e oligarkëve DEVOLLI, jo vetëm që po merr fund, por edhe po shkatërrohet deri në rrënjë. Institucionet e Kosoves të Qeveris Kurti 2, janë duke vepruar ashtu sicç ka paralajmeruar Albin Kurti vite më parë, por edhe gjatë fushatës parazgjedhore të 14 shkurtit 2021.
Korporata e oligarkëve Devolli gjithmonë kanë qenë të mbrojtur nga deputetët e partive politike në mandatet e kaluara të qeverisjes, e që tash janë në opozitë, e të cilat edhe vetë kanë qenë dhe janë Akoma të zhytur në krimo-ekonomi dhe korrupcion. Prandaj tash me ndërprerjen e kontratës për homologim, unë mendoj që po I vjen fundi monopolist criminal të kësaj korporate të krimit të organizuar. Pas këtyre dy zhvillimeve të fundit duhet edhe të mbyllet totalisht QAK - EURO LAB, për shkak të keqpërdorimit dhe zhvatjes monetare nga qytetarët të cilët thuajse kanë pasur probleme edhe për sigurimin e financave për ta bërë homologimin e veturave të cilat i kanë blerë qoftë Brenda apo jashtë territorit të Kosovës.
Tashmë është lajm i mirë për ata të cilët kanë blerë dhe do blejnë vetura nga shtetet evropiane, sepse ato s’do të kenë nevojë për ta bërë edhe njëherë homologimin e veturave të tyre sepse politikës së zhvatjes së legalizuar nga politika e inkriminuar po I vjen fundi. Më në fund po shkatërrohet monopoli 13 vjecar, dhe qytetarët e Kosovës sidomos shoferët e rinjë më nuk do paguajnë shuma të veqanta parash koti sikur ndëshkohenin për vite të btëra në të kaluarën sepse tani më jo vetëm me vendim të Qeverisë por edhe me ligj do të merr fund një zhvatje e tillë kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".