![](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/12/200x200_11623481580.jpg)
Lexoni edhe:
Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend
Shkruan: Prof. Dr. Soc. - Fadil Maloku
Liturgjia fetare e mbajtur sot në kishën që gjendet Kampusi Universitar i Prishtinës, fare s'ka të bëjë as me lutjet e as me bekimin e serbëve prishtinas (sepse, serb s'ka më as për farë!?), por, është thjeshtë një provokim i radhës nga ana e Presidentit aktual Aleksandër Vuçiq, i cili përmes "vëllait binjak", (lexo Kishës politike) që e ka në Kishën ortodokse serbe, tani para përmbylljes së kaptinës së "dialogut" serbo-kosovar, dëshiron të krijojë "fakte dhe alibi" në sytë e faktorëve vendimmarrës dhe opinionit të gjerë ndërkombëtar, për gjëja kërcënimin që po ua bëjnë shqiptarët e Kosovës, "vlerave dhe pasurive historike serbe"!
Kisha politike, si hije e Kishës faktike historikisht ishte dhe mbeti edhe më tej aleati më i denjë i shtetit Serb. 2. Mbeti kështu edhe nga shkaku, se; shteti dhe kisha atje janë të aq të mishëruara në njëri tjetrin, sa që thuhet edhe publikisht që asnjë Qeveri serbe, pa bekimin dhe miratimin e Kishës ortodokse serbe, nuk merr as edhe një vendim të vetëm!? S ‘këndejmi, kujt i kujtohet në luftën e ndodhur në vitet 90-ta në Bosnje, e më vonë edhe në Kroaci, sidomos në vitin 1999 në Kosovë, me kryqëzimet dhe bekimet "hyjnore" (në fakt politike!) që ua bënte ajo ushtarakëve serb, paramilitareve rus dhe mercenarëve bjellorus, u bë hisedarë aktive e masakrave e dhe vrasjeve makabre që u ndodhën civilëve; boshnjak, kroat e shqiptarë.
Platforma e re për dialogun, të hartohet nga ekspertët dhe të miratohet në Kuvend Lexoni edhe:
Tani, ajo po shihet haptas që edhe sot është duke na provokuar, ashtu sikurse në vitin 2004, kur turmat e gjëra shqiptare ranë në kurthin saj dhe të BIAS (Shërbimi Inteligjent serb)! Në këtë rast, Ministria e jonë e Planifikimit Hapsinor, duhet të shpalos një Marrëveshje të arritur në vitin 2013, ndërmjet ministrisë përkatëse, Kishës Ortodokse, zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadës britanike dhe asaj amerikane, ku thuhet se; dyert e Kishës politike në kampusin Universitar, nuk do të mund të hapeshin pa miratimin e palëve, të lartë cekura.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".