
Lexoni edhe:
Kokat politike të krimit të organizuar pastruan mbi 5 miliardë euro para të pista!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Nuk është aspak e lehtë që të ndërtohet një sistem ligjor në fushën e drejtësisë. Probleme dhe vështirësi kanë edhe vendet më të përparuara nga forma e ndërtimit të shtetit. Aktualisht e kemi një sistem që është filluar nga UNMIK dhe ka vazhduar nga EULEX dhe tash nga pushteti i ynë në Kosovë. Ky sistem e ka një trashigimi mbi 20-vjeqare dhe është shumë vështirë që të intervenohet e shërohet me masa terciare. Ne si vend mund të nxjerrim ligje e ligje. Mirëpo ndërtimi profesional është veshtirë pa një ndihmë të SHBA-ve që të realizohet në jetë.
Ligji që tash po del në diskutim në Kuvend, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, nuk ka asnjë logjikë shikuar në emërtim, përgjegjësi disiplinore ka edhe aktualisht. Kosovës i duhet VETING-u. Natyrisht se nuk e dëmeton çështjen as ky ligj. Por, kam mendim se pushteti ka frikë të futet në VETING dhe po e vazhdon punën gjoja me ligje paraprake, që në fakt nuk janë gjë tjetër, përveç ikje nga detyra kryesore, VETTING. Kosova e ka fushën normative mjaftë pozitive. Asaj i mungojnë dy ligje bazike që sistemi i drejtesisë të kompletohrt. Këtu mendoj: 1. Ne VETTING dhe 2. Në Ligjin mbi konfiskimine pasurisë së pajustifikueshme. Më këto ligje fiton drejtësia dhe fillon edhe përgjegjësia dhe ndërtimi i një sistemi profesional i drejtësisë.
Kokat politike të krimit të organizuar pastruan mbi 5 miliardë euro para të pista!Lexoni edhe:
Duhet thënë se vendi ka kuadro, forca të shëndosha dhe të reja, si dhe mjaftë profesionale. Forcat e tilla edhe mund të krijohen.Mbetet që të nxirren ligjet e tilla që fusha e theksuar në sistem të merr rrugën përpara. Çdo rrugë tjetër, sikurse është transparenca e KPK-së dhe KGJK-së mbi tërë punën sistemit, pa VETING dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme nuk korrin sukses. Kjo nuk do të thotë se nuk i duhet vendit trasparenca mbi rastet dhe shkeljet e ligjeve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".