
Lexoni edhe:
Fshesa e VETTING-ut jo vetëm në drejtësi, në të gjitha institucionet e shtetit
Shkruan: ANALISTI -Hajrullah Tërnava
Ne duhet gjithsesi që ndihmën për padi kundër Serbisë ta kërkojmë nga shteti shqiptar, por nëse Rama e refuzon atë, ne duhet të konsultohemi dhe të kërkojmë të na ndihmojnë shtetet mik që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia, dhe sido që të na preferojnë ata njashtu duhet edhe të veprojmë
Në situatën në të cilën gjendemi ne shqiptarët në këto kohëra, e kur ende nuk janë të qarta politikat përfundimtare të rajonit e sidomos tani të Kosovës, sepse edhe më tutje frekuentojnë kombinime të ndryshme për definimin e statusit të Kosovës, e sikur që dihet së fundi ishte në kombinim edhe ndërrimin territoreve mes Serbisë dhe Kosovës ku ideator dhe ndërmjetësues kryesor ishin Rama-Vuçiq-Thaçi, prandaj këto kombinime ende nuk kanë përfunduar, edhe që tani më qartë po shihet se plani i këtyre të treve, që është vlerësuar si i gabueshëm ngase do të prodhonte luftëra për regjionin e më gjerë, është ndryshuar me model tjetër përsëri nga Rama e Viçiq.
Fshesa e VETTING-ut jo vetëm në drejtësi, në të gjitha institucionet e shtetit Lexoni edhe:
Prandaj tani Qeveria e Shqipërisë̈ e drejtuar nga Edi Rama po heziton, që ti jep mbështetje qeverisë Kurti për ngritjen e padisë̈ ndërkombëtare kundër shtetit serb për krimet e luftës dhe gjenocid. Në një̈ intervistë për mediat serbe, pas samitit të liderëve të Ballkanit në Tiranë, kryeministri Rama nuk i ka dhënë mbështetje Qeverisë Kurti në fillimin e përgatitjes së padisë̈ kundër shtetit serb, duke deklaruar se padia eventuale e Kosovës ndaj Serbisë̈ për gjenocid është çështje tepër e komplikuar, por para së gjithash është̈ edhe një vendim i pavarur i Kosovës dhe nuk është çështje e Shqipërisë.
Prandaj në krejt këtë të thënë nga ana e Rames, qartë kuptohet kjo që Rama preferon që të lihet anash e kaluara dhe të bisedohet vetëm për të ardhmen, për pajtim dhe bashkëpunim, pa e ndjekur krimin serb të së kaluarës së afërt sepse ai e ka thënë qartë se ne duhet të fokusohemi tek zgjidhja e këtij konflikti dhe tek e ardhmja. Dhe ne duhet të mendojmë më shumë se sa vite mund të vazhdojmë̈ të humbim duke mos zgjidhur këtë̈ konflikt, dhe nuk ka fitues pa zgjidhje. Rama ka thënë se gjenocidi është̈ një̈ fjalë shumë mirë e përkufizuar në arkitekturën juridike të njerëzimit por ai mendon se do të ishte jo një̈ iniciative që do të sillte rezultate, që do të ndihmonte paqen dhe bashkëpunimin, por është një vendim i pavarur i tyre dhe jo Shqipërisë apo i shqiptarëve mirëpo kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të vazhdon me paralajmërimin serioz se Qeverisja e tij nuk do të heq dorë nga ngritja e padisë̈ kundër shtetit gjenocidal serb te Millosheviqit-Vuçiqit, shtet ky që akoma drejtohet nga kriminelet e gjalle të luftës gjenocidale, nuk i ndjek të tillët dhe nuk ka kërkim falje, sepse Serbia ende qeveriset nga persona që kanë qenë ministra e zyrtarë të lartë në kohën kur këto masakra kanë urdhëruar e zbatuar.
Fshesa e VETTING-ut jo vetëm në drejtësi, në të gjitha institucionet e shtetit Lexoni edhe:
E mira e të mirës kishte me qenë që shteti i Shqipërisë ta ngris atë padi ndërkombëtarë ndaj Serbisë, sepse me këtë do të nënkuptohej se jemi një komb dhe jemi vëllezër, dhe interesat i kemi të përbashkëta. Më në fund sikur të luftonte Shqipëria me ndonjë shtet tjetër i tërë populli i Kosovës do t’iu dilte në ndihmë dhe do të luftonin për Shqipërinë, por nëse këtë padi nuk do ta ndërmerr Rama, atëherë duhet që qeveria e Kosovës qysh tani kërkoj një̈ zgjidhje tjetër alternative për ta paditur Serbinë̈ për krime lufte, e sidomos në konsultime me ata që na kanë ndihmuar për çlirim, sikur që është Amerika. Ne duhet gjithsesi që ndihmën për padi kundër Serbisë ta kërkojmë nga shteti shqiptar, por nëse Rama e refuzon atë, ne duhet të konsultohemi dhe të kërkojmë të na ndihmojnë shtetet mik që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia, dhe sido që të na preferojnë ata njashtu duhet edhe të veprojmë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".