
Miroslav Lajçak është pro serb!


Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Lajçak eshte një personalitet qe vjen nga Sllovakia dhe si i tille ky shtet nuk e ka njohur Kosovën. Edhe vete Lajçak eshte kundër pavarësisë se Kosovës. Natyrisht se kjo del shume e pritur ne raport me afërsinë dhe përkatësinë nacionale qe ka Laçak me shtetin serb.
Tjetër eshte deklarata e tij si përfaqësues i UE . Natyrisht se duhet kërkuar ne këmbëngulje largimi e tij nga ndërmjetësimi ne mes Kosovës e shtetit serb. Shkaku animi i tij ndaj Serbisë.
Deklarata e Lajçakut e dhënë ne forumin ndërkombëtar i kalon tera kompetencat qe i ka nga UE. UE nuk e ka caktuar atë qe te deklaron se ku done për te shkuar Kosova dhe shqiptaret. Kjo edhe për faktin se shqiptaret nuk vendosin me frymëzon e Lajçakut. Shqiptaret dhe Kosova ishin ne Evrope kur paraardhësit e Lajçakut dhe te lajqakave te tjerë sllave ishin përtej karpateve.
E nëse dikush done me shkua dikund i takon Lajçakut te shkon andej nga kane ardhur te paret. Por e lënë këtë. Qeveria e Kosovës dhe Presidentja kërkohet qe u për këtë dhe mbi bazën e deklarate se tille ti drejtohen Këshillit te Evropës, Berlinit, Vjenës, Parisit etj., për te larguar Lajçkun nga detyra e tille. E nëse nuk e largojnë duhet te tregohet vendi i ynë i vendosur dhe kudo te kërkojnë rrugëdalje dhe te paraqet vendime ne interes te Republikës dhe te kombit.
Lajçak nuk duhet fare te dëgjohet. Ai kërkohet te injorohet nga Republika e Kosovës. Madje as takime mos te mbahen me këtë njeri, kuptohet kur ka mundësi, përveç atyre obligative. Kosova eshte ne te drejtën e vete dhe askush nuk ka te drejte te ofendon kombin dhe Republikën tone. As Lajçak.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".