Lexoni edhe:
Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron Kosovën!
Shkruan:ANALISTI: Faik Krasniqi
Ky Asociacion është bosnjëzim. E kemi parë që një eksperiment i tillë në Bosnjë nuk ka funksionuar. Edhe nuk mund të krahasohet Kosova me Bosnjën. Në Kosovë 95 përqind janë shqiptarë. Bosnja është e përzier. Nëse nuk qenka rrezik për Kosovën, pse një Asociacion të tillë nuk po e bëjnë edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, të cilët nuk gëzojnë as të drejtat elementare. Serbia shqiptarët në Medvegje po i fshinë edhe nga librat amzë.
Dhuna, terrori dhe gjenocidi nuk harrohen kurrë, Rama po e injoron Kosovën!Lexoni edhe:
Arroganca e Lajçak tregon se çfarë qasje ndaj Kosovës ka Bashkimi Evropian. Gjuha e tij raciste dhe arrogante ndaj nesh, eshte e qarte qe Bashkimi Evropian edhe hapur po e përkrah Serbinë. Për ta e rëndësishme që Serbia të bëhet pjesë e BE-së, kurse për Kosovën liberalizimi kusht për të themeluar Asociacionin, për t'i kënaqur apetitet e një shteti agresor si Serbia. Ata që kanë nënshkruar me herët për Asociacionin e komunave serbe, duhet të dënohen për tradhti kombëtare, duke filluar nga Hashim Thaçi. Çfarë idiotizmi kanë bërë. Me pasoja të mëdha për Kosovën. Viktima ta shpërblej agresorin. S'ka ndodhur në histori të njerëzimit. Çfarë duhet të bëj në këtë rast Kosova? Po thonë Asociacion me kompetenca ekzekutive, por që nuk cenon rendin Kushtetues të Kosovës? Këto janë përralla me mbret. Prapë po kthehem tek ajo, më mirë shkëmbim territori se sa të pranohet një Asociacion i tillë. Duhet ta kuptojmë që Serbia të gjithë i ka aleatë, edhe ata që ne mendojmë se i kemi ne, e në praktikë janë aleatë të tyre!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".