Lexoni edhe:
Ç’kapja e shtetit po fillon me heqjen e homologimit kriminal!
Shkruan: Analist - Hajrullah Tërnava
Është për tu habitur se si po rrëshqet opozita deri në nivelin e tradhtisë̈ kombëtare duke ja bërë avokatin kërkesës për asociacion me kompetenca ekzekutive, madje duke angazhuar në mediat mercenare edhe analistët “banalista” të tipit të Baton Haxhiut, një̈ mercenar i njohur i krimo politikes dhe shërbëtor besnik i UDB-së- serbe e Jovica Stanishiqit.
Ato parti politike, ata njerëz që e punë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme në shumë aspekte, tani është për tu habitur pse po këto parti me ata njerëz që i përfaqësojnë, vazhdojnë avazin e vjetër me ato politikat shkatërruese që shkatërruan Kosovën deri në këtë gjendje dhe tash vazhdojnë lobimin edhe për Asociacionin me elemente kundër kushtetuese. Kjo me siguri është argument apo dëshmi që elektorati nga zhgënjimi që e ka përjetua, u bënë bashkë nga të gjitha partitë pjesë pjesë dhe ia dhanë mbi 50% të votave alternativës qeverisë te LVV-së, që ta qeverise këtë vend, si e vetmja shpresë se ndoshta do ta pastroj këtë vend nga ato të këqija që ia sollën partitë që ishin në pushtet në dy dekadat e fundit.
Ç’kapja e shtetit po fillon me heqjen e homologimit kriminal!Lexoni edhe:
Prandaj edhe tash është tepër e ulët sjellja e ish pushtetarëve të korruptuar që me duartrokitje karshi presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë Kurti për çështjen e asociacionit, një temë e cila është̈ sjellë deri në këtë̈ gjendje pikërisht gjatë mandateve të tyre të qeverisjes së inkriminuar te korruptuar dhe te të shantazhuar. Tani të gjithë ata që ishin në bashkëpunim mes veti që e punë në këtë gjendje Kosovën, po rikthehen përsëri në aksion kundër qeverisë legale dhe legjitime, struktura e të të ashtuquajturve analistë banalistë të trajnuar e instruktuar nga SHIK-u , sikur që është Baton Haxhiu me bashkëmendimtarët e tij të cilët i kanë dhënë aq shumë zor për t'u krijuar Asociacioni i komunave serbe, në mandat të Albin Kurtit, por nuk e aktualizonin fare dhe e linin në heshtje, mbase të qëllimshme, në mandatin e Qeverive të kaluara të drejtuara e dominuara kryesisht nga PDK, nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa.
Gjithnjë në të kaluarën ka qenë e qartë se fajtori i situatave të krijuara gjithnjë duhet të bëjë kompromisin e sidomos këtë kompromis të shumëpërfolur, duhet ta bëjë Serbia e jo Kosova, sepse "Kompromisi", që po përflitet dhe po prejudikohet ende në masën e cilësisë eufemiste e parantezës, që gjeja na takon neve ta bëjmë, në fakt, duhet ta bëjë Serbia, sepse me aktin e "kompromisit" (përveç̧ njohjes, dëmeve të luftës, të pagjeturërve, etj., ajo minimalisht do të duhej ta laj fytyrën e vet të nxirë me gjenocidin e ushtruar mbi civilët e masakruar shqiptar. Padyshim se ata qe janë duke lobuar qëllimisht sikur këta shërbëtor të mediave mercenare për interesin e Serbisë, duke folur për kompromisin që duhet ta bëjë pala kosovare, derisa "kompromisi" me asociacionin pa asnjë dyshim do i rrezikonte seriozisht interesat kombëtare e shtetërorë të Kosovës, prandaj për këtë duhet pasur kujdes në veprim dhe eventualisht themelim, edhe atëherë, kur e kërkojnë̈ aleatet tanë, sepse dëmtohen jo vetëm interesat e Kosovës por edhe interesat kombëtare shqiptare në Ballkan, prandaj kompromisin e shumëpërfolur, duhet ta bëjë Serbia e jo Kosova.
Ky është eksperiment për shkatërrimin e shtetit!Lexoni edhe:
Sikur mos të nënshkruhej Asociacioni në vitin 2013 nga Hashim Thaçi dhe ne vazhdim ne vitin 2015 nga Isa Mustafa, dhe miratimit te tij nga ai Parlament i Kosovës nga gjithë ata deputet që pranuan me e krijua “Republikën Srpska” në Kosovë, e që populli ua kishte besuar që ata të jenë përfaqësues të besueshëm të popullit, sikur të ishin vetëm ata dy që i patën nënshkrua Asociacionin serb, e të cilët populli tani mirë po i njeh dhe po e dinë se interesat e kujt tërë kohën i paskan mbrojtë, dhe nga kjo situatë e deputetëve po na dalin shumë të dyshimtë, të gjithë ata që e kanë quar dorën për miratimin e Asociacionit, fatmirësisht që ish Presidentja Jahjaga e kundërshtoj këtë vendim të Parlamentit dhe Gjykata Kushtetues e shpalli antikushtetues ku pati 23 shkelje kushtetuese, prandaj edhe nga kjo situatë po na lindin dyshimet se si janë bërë në të kaluarën kaq shumë shkelje kushtetuese në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë, prandaj edhe tani duhet të jemi të vëmendshëm dhe kurrsesi kjo Qeveri të mos i bëjë gabimet sikur qeveritarët e mëparshëm, sepse ajo do të kualifikohej si tradhti kombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".