Lexoni edhe:
Asociacioni i komunave serbe për asnjë kusht, është vdekjeprurës për Kosovën
Shkruan: Analist - Naim Miftari
Në këtë fazë tranzitore do të bëhet gjithçka nga ish pushtetarët për të “fshirë” të kaluarën kriminale, për të mos u përndjekur nga prokurorë e gjyqtar që do të jenë në të ardhmen të përkushtuar ta mbrojnë vetëm ligjin dhe shtetin, që të mos mundë ti zbulojnë dosjet origjinale dhe të mos mundë ti dënojnë.
Pa u pastruar prokuroria, gjyqësia, policia dhe AKI- ja nuk mundë të ketë ndryshime pozitive dhe përndjekje efikase të krimit të organizuar të ish pushtetarëve, përkundrazi, do të mbyllen shpejt e shpejt rastet e ish pushtetarëve që të pamundësohet hetimi në të ardhmen kur prokuroria e shtetit do të pastrohet dhe vihet vetëm në mbrojtje dhe zbatim të ligjit. Në këtë fazë tranzitore do të bëhet gjithçka nga ish pushtetarët për të “fshirë” të kaluarën kriminale, për të mos u përndjekur nga prokurorë e gjyqtar që do të jenë në të ardhmen të përkushtuar ta mbrojnë vetëm ligjin dhe shtetin, që të mos mundë ti zbulojnë dosjet origjinale dhe të mos mundë ti dënojnë. Ish pushtetarët e korruptuar që akoma e kanë ndikimin në drejtësi do të vazhdojnë të veprojnë duke i shkatërruar të gjitha provat dhe dëshmitë.
Asociacioni i komunave serbe për asnjë kusht, është vdekjeprurës për KosovënLexoni edhe:
Funksionimi i ligjit dhe i drejtësisë nuk mundë të bëhet akoma nga këta prokurorët dhe gjyqtarët e KPK-së dhe KGJK-së së Adem Grabovcit- PRONTO-s. Rezultate mundë të presim vetëm nga prokurorët e rijnë që do të vijnë tani e tutje, por edhe nga ata prokurorë që janë penguar ta zbatojnë ligjin nga strukturat e krimit të organizuar, por që kanë vullnet e guxim dhe duan të bëjnë karrierë në prokurori të shtetit. Qeveria e tashme Kurti duhet të kërkon nga KPK dhe KGJK që të hapet konkurs i ri për prokuror dhe gjyqtar të rij, duhet të ndërrohen edhe porotat gjyqësore. Ndryshime të thella duhet të bëhen edhe në KGJK dhe KPK.
Të gjitha këto shtylla të zbatimit të ligjit duhet të pastrohen nga sekserët e mafies dhe politikanëve të korruptuar në Kosovë. Pa e pastruar shteti veten nga sekserët e krimit të organizuar që shumica janë të vendosur në organet e larta shtetërore sidomos te organet ligjvënëse, shteti i Kosovës nuk do të funksionoj kurrë si duhet dhe drejtësia e njëjtë për të gjithë do të jetë vetëm një ëndërr e jona. Pa u largu sekserët e ish pushtetarëve komunistë të ish Jugosllaves dhe sidomos pa u larguar sekserët e bandës së SHIK- PDK-s Kosova kurrë nuk do të jetë shtet ligjor as shtet serioz.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".