Shpend Ahmeti me ortakët e tij po bëhen gati për të shkuar në burg

Shpend Ahmeti me ortakët e tij po bëhen gati për të shkuar në burg
Shpend Ahmeti me ortakët e tij po bëhen gati për të shkuar në burg

Dardan Grapci

  • 28 June 2021 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Partitë politike dhe kandidatët për kryetar të Prishtinës asnjëherë nuk kanë bërë atë se çka kanë premtuar, sidomos kryetari aktual Shpend Ahmeti, i cili i ka ditët e numëruara, ku në zgjedhjet lokale do i ketë dy humbje. Humbja parë do të jetë posti i Kryetarit dhe i dyti liria, sepse menjëherë në muajt e parë pas zgjedhjeve Shpend Ahmeti me ortakët e tij do të vazhdojnë ta jetojnë e jetën e tyre në burg.

Prishtina është kryeqytet, dhe si i tillë nuk e ka imazhin, për shkak se kryetarët e mëparshëm ia kanë humbur vlerën, bukurinë dhe natyrën e qytetit, me lejimin e ndërtimeve të egra dhe ilegale. Ka shumë kandidat për kryetar të Prishtinës për zgjedhjet që do mbahen në tetor, por çështja shtrohet se a do të punojnë me të vërtetë për Prishtinën dhe qytetarët e saj, apo thjeshtë edhe këta do e hapin gojën vetëm sa për ta fituar karrigen dhe nga ana tjetër ta vazhdojnë ritmin e njëjtë sikur kryetarët paraprak!

Kërkoj nga qytetarët e Prishtinës që në zgjedhjet lokale që ta votojnë një kandidat që besojnë se mbi të gjithë është i pavarur nga Partitë Politike, dhe që din se çka ka nevojë të ndërtohet e çka ka nevojë të investohet në Prishtinë, dhe çka ka nevojë qytetari që të përmirësohet në kushtet elementare të jetës së përditshme në këtë qytet që po pretendon të bëhet metropol evropian.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".