
Lexoni edhe:
Me çlirimin e bordeve të ndërmarrjeve nga militantët, po fillon të ç’kapet shteti!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Dënimet me kusht nuk janë masa që ndalojnë keqpërdorimet dhe veprat e tilla. Si në tërë këtë sistemin të drejtësisë, edhe këtu, ka sistemi ka nevojë për masa konkrete shëruese. Normat ekzistojnë . Ato duhet zbatuar ndaj shkelëseve dhe vetëm me dënimet e zbatueshme më të ashpra, edhe me burg, i ndalin veprat e tilla të renda. Dhe, këtu del përsëri, se përgjegjës janë njerëzit që punojnë në prokurori dhe në gjykata, atje ku hetohet dhe vendoset drejtësia. Duhet thënë gjithashtu se pa i dënuar edhe partitë politike nuk ndalet keqpërdorimi.
Zgjedhjet në Kosovë që nga koha e UNMIK kur i organizonte ato OSBE kanë qenë jo korrekte dhe shpeshherë të manipuluara dhe të lejuara që të manipulohen. Qëllimi ka qenë që të arrihet te ndërtimi i pushtetit me ato subjekte që në fakt i dëshironin. Edhe më vonë gjatë kohës kur ato u organizuan nga ana e KQZ-së kanë qenë jo korrekte. Edhe pse është Ligji mbi zgjedhjet dhe veprat që kryhen prapëseprapë ai ligj nuk po gjen zbatim adekuat.
Me çlirimin e bordeve të ndërmarrjeve nga militantët, po fillon të ç’kapet shteti!Lexoni edhe:
Vjedhësit janë lejuar dhe dënimet kanë qenë me kusht apo me mjete financiare. Këto dënime nuk kanë ndikuar në disiplinimin e komisionarëve dhe të anëtarëve të ekipeve zgjedhore në disiplinimin dhe në respektimin e normave juridike. Vjedhjet kryesisht bëhen në kuadër të një partie politike, duke ia marr votat njërit kandidat për tjetrin dhe anasjelltas. Kjo është një dukuri tepër e zhvilluar në Kosovë dhe pa i dënuar edhe subjektet dhe edhe kandidatët e komisionarët nuk ndalet kjo vepër e shëmtuar. Mbetet që në kuadër të tërë sistemit edhe kjo fushë të pëson ndryshime. Deri atëherë mbetet vjedhja ose nëse vendoset sistemi i numërimit automatik të votave të dhëna nga votuesit. Në të kundërtën nuk do të kemi drejtësi dhe përfaqësim adekuat nëpër ansamble dhe në Kuvendin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".