Lexoni edhe:
Modeli Vetting i Shqipërisë, për ta pastruar shtetin dhe politikën nga krimi i organizuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Franca kërkohet që me fakte të kundërshtohet. Faktet i ka Kosova dhe mbi ato kërkohet të dali ndaj BE-së dhe çdo shteti në botë që provon të mbaj anën e Serbisë. Në fund të fundit, duhet thënë, se Franca i ka borxh të madh Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, nëse edhe tash është kundër, atëherë dihet qartë se ky shtet është jo demokratik dhe qëndron e shkelë të drejtat elementare të popujve. Shqiptarët vijnë nga Ilirët, janë populli më i vjetër në Ballkan. Dhe këtu nuk ka pse mos të qëndroj i patundur në të drejtën e vetë historike. Kosova është Republikë dhe asgjë nuk duhet lejuar jashtë saj.
Çështja e Kosovës është shtruar në tavolinë nga Franca për shkëmbin të territoreve dhe këtej pastaj gjoja vjen edhe njohja. Forma e tillë që përfaqësohet kryesisht nga Franca është në mënyrën e dytë të "zgjidhjes" së çështjes së Kosovës. Në të paren është Asociacioni i komunave serbe. Si në të paren, ashtu edhe në mënyrën e dytë, i ka Kosova adutët e veta mbrojtëse dhe natyrisht tepër faktike. Në Asociacion lypset që menjëherë nga Kosova të kërkohet në forme të reciprocitetit Asociacioni për Luginën e Preshevës dhe një Republike për Sangjakun. Z. Makron e dinë reciprocitetin dhe natyrisht se përpiqet të bëjë presion mbi Prishtinën. Në të dytën Kosova nuk duhet të heqin dorë nga Ujmani, Mitrovica dhe Trepça, pa ikur nga bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën në tërësi. Brenda vendit mund të caktohet vetëm NATO në ruajtjen e tri objekteve, atë të Deçanit, të Pejës dhe të Graqanicës.
Në asnjë mënyrë nuk lejohet exterritori Z. Makron është i fortë. Ka shtet të përgatitur dhe ka kohë që qëndron përkrah të shtetit serb. Atij nuk i dhimbset territori i shqiptarëve. Z. Makron e dinë se Franca është shteti që ka ndikuar më së shumti në humbjen e territoreve shqiptare. Si në Kongresin e Berlinit, ashtu edhe në Konferencën e Ambasadorëve dhe në atë të Versajit, ishte Franca në anën serbe. Ndikoj që shqiptarët të humbin mbi 35 mijë kilometra katrore. Kurrë nuk harrohen qëndrimet e Francës në Konferencën e Ambasadorëve me 1913/14. A mundë të iki Franca nga ndarja që i bëri Konferenca e Ambasadoreve territoreve shqiptare. Nëse duhet të dëgjohet dhe të bashkëpunohet ndokush është vetëm SHBA dhe Gjermania e Anglia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".