Alarmante: Politikanët e korruptuar po hapin biznese të vogla për t`i pastruar parat e fituara me krimit të organizuar

Alarmante: Politikanët e korruptuar po hapin biznese të vogla për t`i pastruar parat e fituara me krimit të organizuar
Alarmante: Politikanët e korruptuar po hapin biznese të vogla për t`i pastruar parat e fituara me krimit të organizuar

Hasan Preteni

  • 02 July 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Është një indikacion goxha problematik ku politikanët po hapin restorante dhe po regjistrojnë firma ndërtimi. Mund të jetë gabim por mendoj se po përgatitet tereni për "pastrimin e parave", po tentohet që paratë që i kanë në të zezën ti fusin në sistem. Ligji për vërtetimin e prejardhjes së pasurisë duhet të ketë prioritet dhe të finalizohet sa më shpejt për ta hetuar dhe vërtetuar edhe këtë gjendje.

Publikimi i "deklarimit të pasurisë" në aspektin ligjor u vonua. Sipas Ligjit, deklarimi i pasurisë, afati i rregullt, përfundon më 31 Mars. Agjencia e ka për obligim që pas 60 ditëve ti publikon ato, e që i bie më së voni më 01. Qershor ato të bëhen publike. Tani veç po paraqiten disa zyrtar të cilët edhe po ankohen se kinse është bërë gabim tek publikimi, si rasti te pasuria e Xhavit Ukës që kinse del si pasuri e Xhavit Halitit, por edhe “gabime” tjera të cilat po i mohon Agjencia .

Deklarimi i pasurisë është një aktivitet qe po realizohet që gati 13 vite por efekti i kësaj forme nuk po shihet. Tani mediat do të merren nja një javë e pastaj gjithçka kalon në harresë. Duhet të ketë veprime aktive të Agjencisë, policisë, Prokurorisë, ATK-së, Qendrës së Intiligjencës Financiare dhe shumë aktorëve tjerë. Agjencia duhet ti krahason deklarimet ndër vite, jo vetëm të atyre që iu bie shorti por secilin nga ata që ka "dyshime" e nuk janë të paktë. ATK-ja duhet ta bënë analizën se a po paguhet tatimi për bizneset e këtyre politikanëve. Qendra e Inteligjencës Financiare duhet ti përcjell transaksionet e tyre, Prokuroria duhet ta heton prejardhjen dhe hetime tjera së bashku me policinë.

Ka punë nëse ka vullnet për të gjithë, punë duhet të ketë edhe qytetari i cili duhet të reflekton përkushtim duke i lajmëruar të gjithë zyrtarët për pasurinë të cilën e kanë e që nuk e kanë deklaruar, komshiu aktiv. Qytetari duhet ti heton dhe ndëshkon të gjithë ata që kanë krijuar pasuri shumë dhe shpejtë. Nuk është problem ai që ka pasuri, por ai që tani ka pasuri e para 20 viteve ka jetuar në asistencë sociale. OJQ-të që merret me këtë nuk ekziston asnjë, është harruar prononcimi i ndonjë organizate në lidhje me procesin e deklarimit të pasurisë nuk po gjejnë fonde apo janë pjesë e shifrave!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".