Futja e fshesës së vogël në drejtësi duhet t`i paraprij fshesës së madhe të VETTING-ut

Futja e fshesës së vogël në drejtësi duhet t`i paraprij fshesës së madhe të VETTING-ut
Futja e fshesës së vogël në drejtësi duhet t`i paraprij fshesës së madhe të VETTING-ut

Dardan Grapci

  • 04 July 2021 - 08:47

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
 
 
KGJK-ja dhe KPK-ja duhet që gjithsesi të riorganizohen dhe të shpallin konkurse të reja për prokurorët dhe gjyqtarët  e rijnë,  që ata të verifikohen një nga një, të jenë të pastër dhe apolitik. Ky rirreshtim dhe ristrukturim në sistemin e drejtësisë është tani tepër i domosdoshëm, në mënyrë që ti fillohet me hapje të rrugës së fillimit të zbatimit të ligjit VETTING, i cili, nëse mbahen zotimet e Qeverisë, duhet të miratohet gjatë kësaj vjeshte dhe të fillon të zbatohet brenda këtij viti.


 
 
 
Ristrukturimi në prokurori dhe gjykata duhet të jetë një para VETTING fillestar si proces i hapjes së reformës në sistemin e sundimit të ligjit. Vetëm në këtë mënyrë do të pastrohen këto dy institucione shtetërore nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të përfshirë në krimo së bashku me politikën.
Me këtë proces do të fillon edhe zbatimi lojal dhe i drejtë i ligjit në drejtësi. Unë besoj që ka shpresa reale tani,  që Gjykatësit dhe Prokurorët të pavarësohen tërësisht dhe të përcaktohen drejtë, vetëm në funksion të zbatimit të ligjit, dhe ta luftojnë  krimin dhe korrupsionin ashtu siç i ka hije një shteti serioz dhe sovran. Me Gjyqtarët e rijnë dhe Prokurorët më nuk do të ketë shantazhe, korrupsion apo krim brenda institucioneve të gjyqësorit. Edhe pse i vonuar ky moment, tani është koha e duhur që të bëhet  një monitorimi i forcuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendore tek këto institucione, në procesin e  ristrukturimit të tyre me personel të ri,  gjë që e siguron edhe hapjen e  rrugës së  fillimit të zbatimit shumë më të suksesshëm  të Ligji i VETTING me të cilin përfundimisht drejtësi do të jetë më e ashpër, e barabartë dhe pa anime dhe  amnistisë për ata individ që dalin e zbulohen si shkelës  ligjit gjatë punës së tyre në  vlerësimin e zbatim të së drejtës dhe të drejtësisë.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".