Lexoni edhe:
Agjencioni Anti-Korrupcion po improvizon!
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Me sistemin zgjedhor aktual po del çdo herë rezultati i votimit në Kosovë jo adekuat me votat e dhëna. Kjo formë e votimit ka krijuar një ndër faktorët kryesor që tregon nivelin e shtetit tonë në ndërtimin e një demokraci formale të suksesshme. Meqë kjo është jo në nivel dhe nëpërmjet kësaj është mundësuar që të kemi keqpërdorime në sistem dhe në rezultatin përfundimtar është e rrugës që të shkohet në reformë.
Agjencioni Anti-Korrupcion po improvizon!Lexoni edhe:
Kosova ka kaluar deri tash shumë zgjedhje dhe pothuajse në asnjë palë zgjedhje nuk është ndarë i kënaqur askush me rezultatet, as kandidatët, as partitë dhe as votuesit. Ankesat kanë qenë të ndryshme dhe pothuajse kurdo herë ka pasur keqpërdorime që kanë ndikuar në rezultate përfundimtar. E veçanta ka qenë dhe mbetet sfiduese lidhur ne votat për kandidatët brenda një partie. Mendohet se këtu ka pasur vjedhje më të mëdha dhe kandidatët e votuar nuk kanë shkuar deputet. Kanë shkuar të dëgjuarit dhe njerëzit afërt me udhëheqësit e partisë. Është koha për reformë. Presidentja ka kompetenca në këtë anë dhe është e rrugës të krijohen organet kompetente për të bërë reforme thelbësore në sistem. Dua këtu ti përmendi disa çështje që mendoj se në reformë duhet të përfshihen në mënyrë që sukseset të jenë të kapshme dhe të ndalen vjedhjet etj. Këtu mendoj:
VETTING-u një mjetë i fundit në drejtësi, kur sistemi rrëshqet tërësisht jashtë ligjitLexoni edhe:
1. Sistemi i kandidatit të jetë i hapur në listën votuese me emër e me mbiemër të kandidatëve që paraqiten për votim.
2. Të futet në sistem votimi një për një. Një votë për një kandidat dhe parti pa pasur të drejte votimi të kandidatëve a të partive tjera votuesi.
3. Votimi i kandidatëve të bëhet në mënyrë elektronike.
4. Numërimi i votave të bëhet në mënyre elektronike dhe
5. Kosova të ndahen në 6 a 7 zona elektorale të kandidimit dhe të votimit. Janë këto vetëm disa çështje që mendoj se duhet të përfshirë në sistemin e reformës që reforma të ketë suksesin e pritur. Natyrisht se ka edhe çështje tjera që do të dalin gjatë shqyrtimi. I takon atëherë Kuvendit të analizojë tërë propozimet e bëra dhe të vendosi përfundimisht.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".