Lexoni edhe:
Votim elektronik dhe ndarje në 7 zona zgjedhore!
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava
Krimi që e ka kapluar në tërësi Kosovën, donë një mobilizim të tërë të të gjitha strukturave institucionale që e luftojnë krimin në përgjithësi në Kosovë. Tani është koha të fillohet luftimi i krimeve nga kokat e kryesve të krimeve të organizuara, dhe nëse tani edhe qytetarët e këtij shteti i vërejnë dhe habiten me pasurimin e të mëdhenjve të shtetit, edhe nuk është për tu habitur për një veturë luksoze të kryetarit Shpend Ahmetit, sepse ai automjet është një asgjë nga ato krime që janë krye në mandatin e tij dhe kanë mbetur anonime (NN).
Votim elektronik dhe ndarje në 7 zona zgjedhore!Lexoni edhe:
Tash një pyetje serioze që del nga kontesti është se si po arrin kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ta fsheh veturën e tij super luksozë dhe të manipulon opinionin publik, është një pyetje e thjesht sepse shumë nga qytetarët e dinë dhe dyshojnë në të, se ai po i fshehë ata miliona për gjithë ato leje të ndërtimit, dhe ku po i fshehë duhet të hulumtohet mbasi në bankat kosovare nuk dëshmohet një gjë e tillë, prandaj kjo kinse po bëhen fushata të rrejshme kundër tij, derisa tani për herë të dytën herë, pas pranverës së këtij viti, është kapur në flagrancë duke shëtitur me të njëjtën veturë. Herën e parë ishte në Kosovë, nëpër Prishtinë, kurse tash herën e dytë, rrugës për shëtitje në Shqipëri.
Për një automjet i tillë është e kuptueshme se herë do kurdo do të zbulohet e vërteta për të, prandaj në këtë raste po argumentohet me fakte, dhe është duke u demaskuar Shpend Ahmeti për tentimin e fshehjes së veturës derisa kapet në Shqipëri me BMV X5 që thoshte se është̈ e shokut dhe nuk është̈ e tija, personale. Tani me që i kanë mbetur edhe disa muaj në atë post, Shpend Ahmeti po e shfrytëzon edhe pushtetin e tij kriminal, ose “imunitetin” që i ofron pozita e të parit të Prishtinës, për ta fshehur këtë veturë super luksoze për të cilën duhet ta thotë̈ të vërtetën se si e ka siguruar, kush ja ka blerë dhe me çfarë të ardhurash arriti të pasurohet me një̈ veturë të tillë prej afro 130.000,oo euro.
Tash është koha për vetëpastrim dhe kthim besimi në sistemin e drejtësisë!Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti para se të zgjidhej kryetar i Prishtinës sulmonte pa ndalë Isa Mustafën për përdorimin e veturës Audi Q7, duke thënë se po vozitet me një̈ makinë tejet luksoze, çka pas disa viteve arriti ta shiste në ankand për 22 mijë e 500 euro.
Edhe për këtë vepër, e që qartë është e kuptueshme, se kjo veturë është përfitua nga krimi prandaj organet e ndjekjes të luftimit të krimit, duhet të merren me këtë çështje urgjentisht, e sidomos organet e hetuesisë̈ sikur që është prokuroria, policia etj, për ta zbardhur të vërtetën e plotë, dhe mos lejuar që të shpërdorohet paraja e vjedhur e taksapaguesve të shtetit të Kosovës, në këtë̈ rast të Komunës së Prishtinës, nga një̈ matrapaz i kriminalizuar për shumë vite dhe historia kriminale e të cilit ka filluar të shkruhet për lidhje të forta shume qindra milionëshe me krimin e organizuar dhe me mafio-oligarkët e inkriminuar të nëntokës kriminale të ndërtimit të Prishtinës e sidomos me shitjen e Lejeve të ndërtimit për 8 vite rresht që llogaritet se ai dhe Dardan Sejdiu që është “truri i krimit të organizuar” në Prishtinë e Kosovë, kanë shitur leje ndërtimi për më shumë se rreth 12 milion metra katror, që nga koha kur është̈ kapur mat në jahtin e Devollëve, dhe me shumë oligarkë financues të ndërtimit në Prishtinë, ku ata së bashku kanë bërë shpëlarjen e parave të pista nga krimi i organizuar, nga drogat dhe të korrupsionit nga tenderë e të cilët llogaritet se kanë shpëlarë para të pista në vlerë prej mbi 5 miliardë euro që nga viti 2013 deri më 2021 që i bie mesatarisht mbi 600 milion euro për çdo vit. Nga kjo shtrohet pyetja legjitime për Prokurorinë speciale dhe Policinë hetuese të krimeve të rënda që në fakt çdo ditë i shohin gjithë këto shkatërrime të mijëra shtëpive individuale për t’ua liruar vendin e hapësirën ndërtimeve të larta e rrokaqiejve në Prishtine, Fushë Kosovë, Lipjan, Vushtrri etj, jo për shkak të nevojave të qytetarëve, por për t’i gjetur hapësirat ku mundë të shpërlahen shumë miliarda para të pista të krimit ku prin Komuna e Prishtinës në krye me kryetarin Shpend Ahmeti dhe “trurin e tij kriminal” të Dardan Sejdiu.
Tani më është koha që prokuroret dhe hetuesit e krimeve të rënda të shkojnë në zyrat e shefave të krimit duke i nxjerrë të lidhur me pranga drejt burgut që po i pret qe para 7-8 viteve. Edhe këto shkrime që po bëhen nga qytetarët, dhe po iu tërhiqet vërejtja institucioneve të luftimit të krimit, si prokurorisë dhe policisë, a nuk është indicje i qartë që është në pyetje krimi i organizuar, që kryes të këtij krimi janë të mëdhenjtë e shtetit si në këtë rast kryetari i Prishtinës me bashkëpunëtorët e tij, sepse vetë qytetarët pandërprerë bisedojnë për këto ndodhi të ndërtimit të qyteteve të Kosovës, sepse vërejnë parregullsi në ndërtime, dhe atë pandërprerë që po ndërtohen.
Pse UE me Borellin nacionalistë?Lexoni edhe:
Athua që Kosova qenka kaq e pasur për një ndërtim të tillë dhe të dilet me emra konkret kush qenkan ata pasanik që po investojnë pa ndërpre në Kosovë, dhe bëhet pyetja si pra po na ikin të rinjtë nga ky vend kur ata nuk mundë të gjejnë vende pune në Kosovë, pranë kaq shumë ndërtimeve, prandaj orientohen të ikin në perëndim. Kjo qeveri e ka për obligim që ti luftoj të gjitha të këqijat në këtë vend, sepse në bazë të premtimeve se do ta luftoj krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, i fitoj zgjedhjet me mbi 50% të votave nga qytetarët të cilët janë lodhur nga ata të mëparshmit, që aq shumë ishin kriminalizuar dhe me veprat e tyre tani Kosova ka mbërri këtu ku tani gjendet, si i vetmi shtet ma i izoluar ne Evrope pa Liberalizim të vizave.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".