![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/12/200x200_01_12_2017_2575615_0C5A90791626069230.jpg)
Lexoni edhe:
Dhurata Hoxha “kurban” i fillimit të dekriminalizimit në politikë dhe sistemin e drejtësisë
Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti
Dështimi në procesin ligjvënës tregon se çfarë kualitetesh kanë arritur dhe arrijnë gjithmonë që të marrin mandatin e deputetit të cilët të parën dhe më kryesore kanë interesin personal, rehatinë dhe përfitimin për vete, sepse dhe përderisa nga 17 seancat që janë mbajtur deri më tani në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, numri i proceduar i projektligjeve edhe nëpër procedurë para shqyrtimi në komisione është tepër i vogël dhe i papërfillshëm.
Deputetët e Kosovës janë “lodhur dhe janë stërmunduar” dhe prandaj edhe e meritojnë që të pushojnë e mundësisht të shkojnë në plazhet e Shqipërisë, pasi është bërë e modës në Kosovë që edhe për mbledhje të ndryshme të këshillave komunale dhe qeveritarët e Kosovës e gjejnë të arsyeshme që në shumë raste të mblidhen, të shqyrtojnë e të marrin edhe vendime nga hotelet luksoze në Shqipëri, dhe në këto raste edhe janë shpërblyer edhe me dieta.
Te politikanët shqiptarë parësore është përfitimi, privilegji dhe autoriteti i deputetit dhe jo puna , përgjegjësia e përkushtimi si përfaqësues i popullit dhe shërbimi ndaj tij, aq sa edhe e kanë edhe si të bajatshme dhe të “lodhshme” edhe qëndrimin ulur në parlament për të bërë e miratuar ligje. Kur nuk arrijnë që deputetët që të realizojnë as procedimin dhe as miratimin e ligjeve e si mund t’ju besohet atyre se ata kanë shkuar në parlament për të çuar zërin dhe hallet dhe për ta përfaqësuar atje popullin.
Një pyetje Albin Kurtit e Vjosa OsmanitLexoni edhe:
Dështimi në procesin ligjvënës tregon se çfarë kualitetesh kanë arritur dhe arrijnë gjithmonë që të marrin mandatin e deputetit të cilët të parën dhe më kryesore kanë interesin personal, rehatinë dhe përfitimin për vete, sepse dhe përderisa nga 17 seancat që janë mbajtur deri më tani në legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës, numri i proceduar i projektligjeve edhe nëpër procedurë para shqyrtimi në komisione është tepër i vogël dhe i papërfillshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".