Lexoni edhe:
Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të filloj menjëherë ta heton Shpend Ahmetin për shkeljet kriminale të ligjit
Shkruan:ANALISTI: Gani Qarri
Për aq më tepër, ai pavarësisht kontroversave dhe rolit që ka pasur në të kaluarën, krejt dështimin e drejtësisë kosovare dhe asaj të EULEX-it në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, qoftë atyre të luftës e të pasluftës, si dhe krimin ordiner të mafies së brendshme, ia ka atribuuar tërësisht ndikimit të jashtëm të grupeve të interesit dhe diktimit të politikës së inkriminuar vendore në drejtësi me ish pushtetarët e inkriminuar, që sot, shumica gjenden në opozitë, e disa prej tyre edhe në burg, ku mund tu bashkohen në mrizim edhe të tjerët.
Se pastrimi sa më parë i drejtësisë, nga mbetjet e sistemit të kaluar të ish regjimit dhe servilët aktual të politikës së inkriminuar, ka nevojë urgjente për të pasur vërtetë një drejtësi më efektive, të pavarur e profesionale, me gjyqtarë që kanë integritet moral e profesional, dhe guxim për ta zbatuar ligjin dhe quar në vend drejtësinë, e ka dëshmuar më së miri, në prononcimin e tij edhe vet ish-kryegjykatësi i EULEX-it, misionit evropian në Kosovë, Malcolm Simmons.
Madje në raportimin e tij, para komisionit parlamentar, përmes video linkut, Simmons përveç faktit që ka konstatuar se krimi dhe korrupsioni në Kosovë, jo vetëm që nuk janë luftuar por edhe janë dyfishuar e trefishuar me ardhjen dhe instalimin e misionit të EULEX-it në vend, me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nga shtete të ndryshme të BE-së, të cilët kanë bashkëvepruar me gjyqtar e prokuror vendor, duke e shndërruar sistemin e drejtësisë në një sistem xhungël, ku është shitur e blerë gjithçka, por nuk është ndarë drejtësia sipas ligjit, gati asnjëherë.
Shkaku i po këtij misioni të dështuar, sot në Kosovë kemi vazhdim të gjendjes së ri shtresimit dhe rritjes galopante të korrupsionit e krimit të organizuar në të gjitha institucionet e shtetit, e veçanërisht në Qeveritë e kaluara të Kosovës, në komunën Prishtinës, në Telekomin e Kosovës dhe kudo tjetër në shtetin e kapur nga ish mafia politike.
Krimi i organizuar duke mos u luftuar seriozisht asnjëherë, përveçse është përhapur e thelluar në mënyrë marramendëse, ai fatkeqësisht është instaluar edhe në institucione të drejtësisë, me prokurorë e gjyqtarë mercenarë, të paguar nga mafia dhe që kontrolloheshin nga krimi vendor e ndërkombëtar, të cilët mjerisht, drejtësinë në Kosovë e shndërruan në një biznes të trishtë të shitjes dhe blerjes së drejtësisë për çmime të larta e përfitime marramendëse monetare.
Kështu që kërkesa e Malcolm Simmons, që la përshtypjen se njëmend ishte e sinqertë, dha porosi të qartë, se në institucionet e reja të drejtësisë së shtetit të Kosovës, përfundimisht duhet të zgjidhen njerëz të rijnë sepse nga përvoja e tij e kaluar ka vërejtur që Kosova ka kuadro të reja me moral të lartë dhe integritet profesional, të cilët duan dhe kanë guximin ta zbatojnë edhe ligjin, por qëllimisht, mu ata, ende vijojnë të mbahen larg nga pozitat që duhet ti kenë në institucionet e sundimit të Ligjit në vend.
Pra mesazhi i Simmons dëshmon edhe njëherë më tepër, se në Kosovë duhet të fillojë urgjentisht zbatimi i reformës së thellë në drejtësi, sidomos përshpejtimi urgjent i VETING-ut, pasi që shihet qartë se arsyeja kryesore, pse prokurorët dhe gjyqtarët nuk dëshirojnë të merren me rastet e ndjeshme, ku janë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë dhe mafio- oligarkë mafiozë, është pikërisht frika që ata kanë, se nëse i prishin punët me ta, do ta pësojnë edhe më keq në karrierën e tyre, apo ndoshta ende vazhdojnë të jenë të shantazhuar nga nëntoka kriminale për postet që mbajnë. Kështu që Qeveria e re e Kosovës, medoemos, ashtu siç edhe ka premtuar në fushatën paraelektorale, përfundimisht duhet ta dëshmojë para qytetarëve të vendit dhe shteteve ndërkombëtare, se shteti i të drejtës ekziston edhe tek ne, si dhe e rendi e ligji janë rivendosur serish edhe në Kosovë, përndryshe të gjithë do të vijojnë të dyshojnë në sistemin e drejtësisë së Kosovës në prokurori e gjyqësi dhe pyesin se çfarë drejtësie mund të pritet në një shtet si Kosova, kur prokurorët vazhdojnë të shantazhohen dhe bien pre e ndikimeve kriminale, duke iu nënshtruar presioneve dhe interesave të mafies dhe bërë edhe padashtas, pjesë e krimit të organizuar, prej të cilit nuk kanë guxim dhe integritet moral e profesional për ta zbatuar ligjin as sot.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".