Lexoni edhe:
Bashkimi- zgjidhje e domosdoshme e çështjes!
Shkruan:ANALISTI: Faik Krasniqi
Emigrimi dhe rënia e natalitetit, në një të ardhme do t'i zhduk shumë kombe. Do të thotë specie në zhdukje. Serbia dhe shumë shtete ka kohe që janë futur në atë rrugë. Kanë më shumë vdekje se lindje. Ky shtet vetëm vitin e kaluar kishte 58 mijë vdekje më shumë se lindje. Një prej atyre kombeve do të jemi edhe ne shqiptarët, sepse po shkojmë drejt asaj rruge. Shqipëria vitin e kaluar kishte vetëm 470 lindje më shumë se vdekje. Këtë vit për herë të parë do të kenë më shumë vdekje se lindje.
Bashkimi- zgjidhje e domosdoshme e çështjes!Lexoni edhe:
Në Kosovë qëndrojmë më mirë, por për çdo vit jemi në tkurrje e sipër. Vitin e kaluar kishim vetëm rreth 9000 lindje më shumë se vdekje. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Kërkesat për t'u larguar drejtë BE-së janë të shumta. Shumica e popullatës në mundësinë e parë do të iknin. Shkollat çdo vit e më pak nxënës. Politikanët e dinë këtë gjë. Edhe Qeveria e re e di këtë gjë. Kanë ardhur në pushtet me premtimin që do të jenë ndryshe, dhe do e ndryshojnë këtë gjendje. Deri më tash nuk e kanë dëshmuar këtë gjë. Këtë shqetësim të madh të zbrazjes së Kosovës, tash në pushtet nuk po e kanë më. Po sillen sikur me ardhjen e tyre në pushtet, çdo gjë u rregullua në këtë vend. Nëse ja hedhim një sy pakos për rimëkëmbjen ekonomike, vetëm ekonomike nuk është.
Është pako për dy kategori: Ata që kanë dhe parazitët. Nuk zhvillohet shteti me stimulim të oligarkëve dhe me stimulim të parazitëve. Skema sociale me kupona, si në kohën e komunizmit. Kurse ato që me të vërtetë e zhvillojnë shtetin si Banka Zhvillimore dhe Fondi Sovran u harruan fare. Në një bisede me një mik ministër, me tha që këtë mandat as që do të bëhet. Siç duket akoma janë në fazën e punësimit të familjarëve dhe shkarkimit të bordeve. Por një gjë duhet ta dinë, që ky vend pa popullatë as këtyre e askujt nuk i duhet pushteti. Le t'i bëjnë llogaritë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".