Lexoni edhe:
Skënder Kapiti paralajmëron: Albin dhe Vjosa, kujdes! Mosmirënjohja është tradhti që ndëshkohet
Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava
Duke e njohur të kaluarën e punës dhe angazhimeve të qeverive të kaluara, e sidomos veprimet e ndërkombëtarëve që një kohë të gjatë e qeverisën Kosovën, sikur në kohën e UNMIK-ut dhe të EULEX-it, sa i përketë luftimit të krimeve në përgjithësi, tani e kemi të qartë situatën në të cilën gjendet Kosova, si vendi më i izoluar në Evropë, pa Liberalizim të vizave, dhe pa njohje ndërkombëtare nga 5 shtete të BE-së, e që po na paraqitet pengesë e madhe që të inkuadrohemi si në BE njashtu edhe në institucionet ndërkombëtare sikur që janë UNESKO, INTERPOL etj, të gjitha këto janë produkt i dështimit të misioneve ndërkombëtare të sundimit të ligjit EULEX, së bashku me vendorët e inkriminuar e të korruptuar.
Sikur ndërkombëtarët ta kishin luftua krimin në përgjithësi në bazë të ligjeve të asaj kohe, tani Kosova nuk do të gjendej në këtë situatë të inkriminuar kështu, përkundrazi gjatë qeverisjeve të ndërkombëtarëve, me ato veprime të kriminalizuara të të huajve, po në atë mënyrë e vazhduan qeverisjen edhe vendorët kur e bartën pranim dorëzimin e qeverisjes së Kosovës, e sidomos kur dihet që politikanët e pasluftës nuk e kishin përvojën e qeverisjeve dhe as shkollimin e duhur, prandaj e vazhduan pasurimin e tyre, sikur tani që po shihen dhe vërehen se ku jemi katandisur , prandaj po imponohet dhe po bëhet urgjent, pastrimi i sistemit të drejtësisë̈, nga mbetjet e sistemit të kaluar të ish regjimit nga të huajt por edhe atyre vendorëve që e vazhduan me të këqijat e tyre në të njëjtën mënyrë, por edhe nga servilët e politikes së inkriminuar, dhe tani është koha për të pasur një̈ drejtësi efektive të pavarur e profesionale, me gjyqtare që kanë integritet moral e profesional, dhe guxim për ta zbatuar ligjin dhe të drejtën.
Shpend Ahmeti dhe lidhja e tij e fuqishme me grupet e interesit!Lexoni edhe:
Për një nevojë të tillë ka folur së fundi edhe ish- kryegjykatës i misionit evropian në Kosovë, EULEX Malcolm Simmons, i cili pavarësisht kontroversave të tij dhe rolin që ka pasur në të kaluarën, krejt dështimin e drejtësisë kosovare, edhe asaj të EULEX-it në luftimin e të gjitha llojeve të krimit, atyre të luftës por edhe krimit ordiner dhe mafies së brendshme ja ka atribuuar ndikimit të jashtëm grupeve të interesit dhe politikes në drejtësi. Ai në raportimin para komisionit parlamentar, përmes video linkut, nuk ka zbuluar asgjë të re përveç̧ që është konstatuar se krimi dhe korrupsioni në Kosovë nuk janë luftuar por janë dyfishuar e trefishuar me ardhjen dhe instalimin e misionit të EULEX-it, me gjyqtar e prokuror të korruptuar, nga vende të ndryshme të BE-së, të cilët kanë bashkëvepruar me gjyqtar e prokuror vendor, duke e shndërruar sistemin e drejtësisë në një sistem ku është̈ shitur e blerë dhe nuk është ndarë drejtësia sipas ligjit.
Falë këtij misioni të dështuar, kemi vazhdim të gjendjes si shtresimit dhe të rritjes galoponte të krimit dhe korrupsionit në të gjitha institucionet e shtetit, në Qeveritë e kaluara të Kosovës, në komunën Prishtinës, në Telekomin e Kosovës dhe kudo tjetër, sepse krimi i organizuar nuk u luftua seriozisht asnjëherë, por akoma më shumë u instalua duke emëruar në institucione të drejtësisë, prokurore e gjyqtarë mercenare e te paguar nga krimi që kontrolloheshin nga krimi vendor e ndërkombëtar, ku drejtësinë̈ e shndërruan në një biznes të shitjes dhe blerjes së drejtësisë për çmime të larta e përfitime marramendëse.
Prandaj kërkesa e tij, pavarësisht se sa ishte i sinqertë, ishte që në institucionet e reja të drejtësisë̈ së shtetit të Kosovës të zgjidhen njerëz teë rijnë, sepse nga përvoja e tij e kaluar ka vërejtur se Kosova ka kuadro të reja të mjaftueshme me integritet profesional dhe moral, e të cilët duan dhe kanë guximin ta zbatojnë ligjin, por mbahen larg nga pozitat që duhet ti kenë në institucionet e sundimit të ligjit. Tani është koha e duhur që urgjentisht të fillon zbatimi i reformës së thellë në drejtësi, sidomos përshpejtimit të VETING-ut, pasi që shihet ashiqare që arsyeja se pse prokuroret dhe gjyqtaret nuk dëshirojnë̈ të merren me rastet e ndjeshme, ku mundë të jenë të përfshirë politikanë të nivelit të lartë, mafio- oligarkë̈ mafioze, është pikërisht frika që ata kanë, se nëse i prishin punët me pushtetin do ta pësojnë̈ në karrierën e tyre, apo edhe janë të shantazhuar nga nëntoka kriminale për postin që mbajnë.
Qeveria e cila i ka fituar votat në mënyrë absolute mbi 50% nga qytetaret, tani duhet të ndërmerr reforma të përgjithshme në institucionet e drejtësisë, e sidomos kur po miratohet Ligji i VETING-ut, e jo si deri me tani kur prokurorët paguhen ose shantazhohen dhe bien pre e ndikimeve kriminale, duke u bërë për interesa të tyre edhe vetë janë bërë pjesë e krimit të organizuar dhe nuk kanë guxim dhe integritet moral e profesional për ta zbatuar ligjin. Me pavarësimin e sistemit juridik dhe reformave që duhen të ndërmerren me emërime të njerëzve me shkollime adekuate si dhe provoja të pastër ligjore, duke fillua nga kokat me të larta nëpër institucionet e gjyqësisë, prokurorisë dhe institucioneve të tjera juridike.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".