Presidenti turk Erdogan,Kryeministri shqiptar Rama dhe miqësia shqiptaro-turke 

Presidenti turk Erdogan,Kryeministri shqiptar Rama dhe miqësia shqiptaro-turke 
Presidenti turk Erdogan,Kryeministri shqiptar Rama dhe miqësia shqiptaro-turke 

Skender Kapiti

  • 15 July 2021 - 10:06

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Marrëdhëniet mes popujve dhe ato ndërshtetërore ndërtohen e zhvillohen dhe për këto rolin  parësor e kanë pasur gjithmonë politika,pushteti dhe politikat ndëretnike e ndërshtetërore. Kur këto marrëdhënie arrijnë të mbesin edhe si tradita mirësie, respekti, mirënjohje e ndihme reciproke  e zhvillimore në shumë lëmej, në ata kryesore si: kulturorë, ekonomik, politik, strategjik e ushtarak atëhere ato edhe deklarohen si marrëdhënie e miqësira vëllazërore.

Po t’u referohemi marrëdhenieve të shqiptarëve me fqinjët armiqsor grekë e serbë , konstatohet e vertetetohet fakti se politika thellësisht raciste, genocidiste  e shoviniste sllavo-helenike kanë ndërtuar e ngritur  aleanca vëllazërore sllavo-grekoortodokse antishqiptare me qëllim asgjesimin  e asimilimin e kombit shqiptar.

Madje edhe sot Serbia shpall popull mik e vëlla të gjitha ato shtete që janë kundër shtetit të Kosovës.

P.sh. presidenti i Serbisë i quajti cekët popull vëlla pse Presidenti cek  i kërkoi falje Serbisë për bombardimnet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999.

Edhe kinezët i quajti vëlla pse Kina nuk e njeh Kosovën dhe për atë se Kina i dhuroi Serbisë vaksina antiCovid. Jo vetëm kaq por Serbia punon e lobon ditë e natë që të sabotojë e prishë marrëdhëniet e mira që kanë shqiptarët me SHBA-të dhe shtete e BE-së. Serbët dhe grekët përpiqen në cdo mënyrë që të prishin marrëdhëniet miqësiore e vëllazërore turko-shqiptare,  dhe madje në këtë drejtim serbëve e grekëve u vijnë në ndihmë disa fanatikë kristianë, ateistë, disa turkofobë e islamofobë shqiptarë.

Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp nga Ankaraja, ka thënë :

“Falënderoj nga zemra Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mikun tim (Erdogan) për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Por në këtë mikpritje, ne të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy qeverive…”, tha Rama..

“Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirje të shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të konsiderueshëm për Shqipërinë. Dua të theksoj faktin që solidariteti i Turqisë mike nuk ka qenë vetëm kur Turqia ka pasur një problem të vetin, por edhe kur u godit nga COVID-19 i qëndroi pranë Shqipërisë, nuk veproi si disa shtete që mbyllën në shtëpi vendin dhe ndaluan kalimet e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Ishte shumë domethënëse për ne. Edhe pse Turqia u godit nga tërmeti, ajo u gjend në domosdoshmëri. Ua kam shprehur ngushëllimin dhe dua t’ia shpreh edhe sot. Kjo nuk e bëri të ndalonte aspak projekti që po zhvillohet në mbështetje të tij (Erdoganit) dhe në këqyrje të ministrit Murat (Kurum), i cili gjeti kohë të vijë në Tiranë dhe të jetë i pranishëm në të gjitha diskutimet tona”, tha Rama.

Edhe gjatë vizitës  më të fundit së Kryeministrit Rama   në Turqi ai deklaronte: 

Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

 -Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

 -Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

 -Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma.

 Marrëdhëniet shqiptaro-turke sot

 Gjatë vizitave  të kryeministrit Rama në Turqi atij i janë bërë pritje mbresëlënëse nga autoritetet dhe shteti turk, gjë për të cilën nuk ka pse te mos ndjehesh mirë.Dhe jo vetëm tani që      Erdogan  është President i Turqisë,  por ai dhe shteti e autoritetet turke gjithmonë kanë treguar miqësi dhe respekt ndaj personaliteteve dhe shtetarëve të lartë shqiptarë si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

Aktualisht por edhe më parë Shteti turk dhe Presidenti i tij Edogan shquhen për korrektësi, për mbajtje fjale e premtimi  si dhe për respektim marrëdhëniesh e marrëveshjesh, për seriozitet  e sinqeritet. Si burrështeti i Turqisë ai gjithmonë me fakte e vepra ka treguar respekt të vecantë për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët.

Turqia, prej vitesh është edhe shteti më humanitar në botë, dhe që mban peshën kryesore të krizës së refugjatëve duke strehuar me miliona sirianë dhe që përballet edhe me terrorizmin.

Në Turqi kanë gjetur strehë,përkrahje, liri dhe janë integruar në jetën ekonomike,politike dhe në  atë më të lartë te shtetit turk shqiptarët që janë deri dhe me miliona,të cilët prej mbi 150 vite e gjatë tyre janë përndjekur e dëbuar nga trojet etnike  nga kolonizatori genocidist serbo-rusosllav, dëbuar prej rreth 700 fshatrave të Toplicës dhe nga Kosova, Maqedonia e Greqia.

Ashtu edhe si më herët qe gjatë shekujve të Perandorisë  Osmane ku shqiptarët jetonin lirshëm dhe gëzonin privilegje, poste e detyra nga më të lartat shtetërore në tërë Perandorinë.

Dhe nisur nga këto fakte marrëdhëniet shqiptaro-turke kanë edhe simbolikën e vecantë si marrëdhënie vëllazërore mes popujsh miq, dhe padyshim edhe se shumica e shqiptarëve janë muslimanë.

Këto marrëdhënie të mira shqiptaro-turke nuk u pëlqejnë islamofobëve dhe turkofobëve mercenarë të Shqipërisë e Kosovës pavarësisht se edhe e dinë mirë se Turqia, ky supershtet i fuqishem nuk ka nevojë për ndihmë as nga Shqipëria e as nga Kosova,por vetëm sa shqiptarët marrin ndihma dhe kanë mbështetjen e Turqisë në rrugën e shtendërtimit dhe të zhvillimit.

Përkatësia fetare dhe zgjedhja e besimit është liria dhe e drejta e parë universale e njeriut prej nga e kanë pastaj burimin liritë dhe të drejtat e tjera të njeriut. Se si  besojnë shqiptarët muslimanë, ata nuk kanë pse pyesin as europianët, as kristianët, as ateisto-komunistët dhe  as islamofobët  shqiptarë e askënd tjetër, dhe as nuk ka pse t’u marrin pëlqimin apo mospëlqimin e tyre, ashtu sikurse edhe popujt europianë, amerikanë  dhe ata aziatikë  qe kanë të drejtën e tyre për të zgjedhur besimin e tyre.

Turqia prej 100 vitesh është shtet modern dhe nuk është shtet dhe as perandori   osmane. Prandaj vetëm dashakeqësit, injorantët dhe islamofobët e shohin dhe e keqinterpretojnë miqësinë shqiptaro-turke  duke gërmuar e gjetur “justifikime”, duke edhe  fabrikuar fallcohistorira  dhe genjeshtra mesjetare, dhe duke intriguar me hipokrizi për  kërcënimin neootoman pikëridsht ashtu sikurse bëjnë e trillojnë propaganda turkofobe serbe e greke dhe politikanë e media islamobe edhe nga BE-ja. 

Historia e Lavdishme e Perandorisë Osmane ka qenë një histori e nje perandorie shumëetnike, ku ishte normale se edhe ka pasur edhe konflikte,luftra e kryengritje, dhe vetëm në shekullin e fundit të ekzistencës së saj u zhvilluan luftra për pavarësi dhe për shtete kombëtare të cilat  cuan në shpërbërjen e Perandorisë, ku edhe vetë turqit u shkëputën nga osmanizmi dhe formuan shtetin e tyre kombëtar dhe modern që është sot, Turqia.

Shteti turk sot, sidomos në vitet kur në pushtet erdhi si  Kryeminister dhe sot President i Turqisë, Z. Erdogan, Turqia tashmë   ka rilindur lavdishëm dhe fuqishem duke u shndërruar dhe transformuar në një supershtet në rang global, si shtet i fortë, i konsoliduar, modern dhe i zhvilluar në të gjitha fushat si atë ekonomike,politike, demokratike, shkencore, strategjike, ushtarake etj. Kjo është në të mirën edhe të shqiptarëve, pasi Turqia është dhe mbetet aleat i madh dhe besnik i shqiptarëve.

Kështu dhe si gjithmonë  Turqia e shteti turk karshi marrëdhënieve shqiptaro-turke kanë mbajtur qëndrim korrekt dhe jo konjukturash  dhe  pa  paragjykime, pasi Turqia, populli, shteti dhe autoritetet turke kanë respektuar gjithmonë shtetin shqiptar dhe shqiptarët,  pa ndërhyrë kurrë në punët e brëndshnme të Shqipërisë dhe pa marrë parasysh se cila parti politike  apo kush ka qenë kryeministër e president  në Shqipëri, qoftë Berisha, Nano, Meta, Moisiu, Majko, Nishani  dhe tani Edi Rama.

Dhe gjykuar nga këto fakte edhe kryministri aktual i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur drejt dhe korrekt respektit reciprok të Presidentit turk, Erdogan.

Roli strategjik properendimor i Turqisë

Kot përpiqen turkofobët që shpifin e trillojnë kundër Turqisë, sepse Turqia nuk është aleat vetëm i Shqipërisë e Kosovës, por Turqia është aleat i sigurtë edhe për Europën kundër këcënimit rus e kinez. Turqit kanë probleme me Rusinë e Kinën dhe jo me Europën, dhe duke qenë e tillë edhe BE-ja e NATO e vlerësojnë lart rolin e Turqisë për sigurinë e BE-së, pavarësisht se Europa në jo pak raste nuk është treguar reale, serioze e korrekte  ndaj Turqisë përvecse kur asaj ia do interesi, dhe se perendimi nuk është se ia dëshiron seriozisht zhvillimin dhe forcimin politik, ekonomik e ushtarak Turqisë.

Eksportimi nga ana e Turqisë  të teknologjisë së dronëve turq ndaj vendeve që përbëjnë një zonë përballë kërcënimit perandortak rus si  në Poloni, në vendet balltike, në Ukrainë i ka dhënë  Turqisë një përparësi të jashtëzakonshme avantazhi, besimi e respekti nga  SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Po kështu dihet tashmë se Turqia edhe atje ku ajo është përfshirë në mbështetje të luftrave lokale si në Libi, Siri e Azerbnajxhan teknologjia turke triumfoi mbi sistemet raketore ruse.

Turqia, armët më moderne do ia japë Shqipërisë dhe Kosovës.

Si aleat strategjik i Shqipërisë e Kosovës Turqia së fundmi vendosi që Shqipërinë ta pajisë me dronë modern superinteligjente dhe Kosovëm me automjete blindazhi shumë moderne.

 Pra është në interes të shqiptarëve që Turqia si aleat besnik dhe i përhershëm , ajo ,pra Turqia është edhe antare e fuqishme e NATO-s dhe e SHBA-ve dhe një faktor i rëndësishëm rajonal dhe global.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".