Dallimin në mes një shteti demokratik dhe atij kriminal e bën Prokurori I shtetit !

Dallimin në mes një shteti demokratik dhe atij kriminal e bën Prokurori I shtetit !
Dallimin në mes një shteti demokratik dhe atij kriminal e bën Prokurori I shtetit !

Hasan Preteni

  • 16 July 2021 - 07:31

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

Me kryeprokuror të vjetër, falsifikator, të shantazhuar, politik dhe analfabet nuk arrihen rezultatet drejt shtetit ligjor. Pushtetarët e rinj duhet t’i marrin praktikat e mira të shteteve të regjionit dhe të veprojnë. Dallimin në mes një shteti demokratik dhe atij kriminal e bën Prokurori I shtetit. Kosova nuk ka prokuror e as hetues policor që mundë të garantojnë funksionim të drejtë e të pavarur të shtetit ligjor.

EULEX-i nje projekt ndërkombëtar që nuk e pat për qëllim sigurimin e rendit dhe ligjit por ruajtjen e stabilitetit politik, mision i pastër politik e pa asnjë kontribut ne sigurimin e rendit dhe ligjit. As nga ky projekt e as nga projektet ndërkombëtarë pas luftës Kosova nuk ja pa hairin. Ishte liria, veprimi i NATO-s ajo që na e solli lirinë ( e jo vetëm) kurse në Kosovën e pasluftës nuk pati misione të mirëfillta. Ky raportimi i këtij zyrtarit të EULEX-it eshte një farsë ! Potesin ose veprimin e duhur beje në kohën e duhur, nuk ka trimëri pas betejës e as fjalë pas Kuvendit.

Pse kjo heshtje kaq e gjatë, pse nuk reagoi me kohë? Me pagë të majme, me mision paqësor, me jetë luksoze e me të gjitha benifitet dhe privilegjet si askund në asnjë mision në botë! Sa e kishte mirë heshti e tani pasi që mbeti pa lek, pa licencë të gjyqtarit në "Britani" tani po flet. Po flet , por prapë nuk po përmend emra, nuk e dha asnjë informatë ekskluzive, të gjitha të sistemit blla-blla...

{

}

Sidoqoftë ky zyrtar nuk është paguar nga taksapaguesit Kosovar, nuk na e dëmtoi buxhetin, me të duhet të merret ish -punëdhënësi I tij ose mekanizmat trashëgimtar të EULEX-it. Ata nuk bërën asgjë, por faji nuk mund të mbetet te ata. Ata nuk kishin as motiv dhe as interes të veçantë që në Kosovë të sundon rendi dhe ligji.

Kosova i ka institucionet e veta te shtetit , e gjithë obligimi për të rregulluar këtë fushë dhe të gjitha "fushat" tjera janë kompetencë dhe obligim i mekanizmave vendor ekzistues. Askush nuk na pengoi ta rregullojmë arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, kulturën, artin, ekonomine, tregtinë e demokracinë.

Atehere ,pse nuk kemi rezultate dhe pse nuk jemi mirë faji është i yni. Te sundimi i rendit dhe ligjit, Kosova i ka të gjithë mekanizmat dhe legjislacionin e kompletuar dhe asgjë perveq se Anarki gjithandej. Presioni i publikut duhet drejtuar kundër këtyre titullarëve te tanishëm. Pas ndryshimit të bordeve dhe masave tjera tek ndërmarrjet publike, tani i gjithë angazhimi duhet të drejtohet te rendi dhe ligji.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".