Lexoni edhe:
Ky është emri i vrasësit në Gadime të Lipjanit
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Ternava
Opozitarët në mënyra të ndryshme po provojnë që ta pengojnë për ti realizuar ato premtimet e dhëna elektoratit para zgjedhjeve, prandaj tani është vazhdimi i presionit opozitar ndaj Qeverisë Kurti, që përsëri ta aktivizon të ashtuquajturin reciprocitet ndaj Serbisë, kinse pse e ka premtuar në fushatën zgjedhore. Kjo lojë me hile që po luhet nga opozitaret e sotëm pushtetar të korruptuar gjatë mandatit të kaluar, dhe kompromisgjinjët më të rrezikshëm e më të dëmshëm e sidomos për pjesën e dialogut që mbeti mbrapa me shtetin serb, po bëhet vetëm për ta dëmtuar besimin dhe mbështetjen ndërkombëtarë ndaj Qeverisë Kurti, dhe rikthyer dialogun me Serbinë në pikën e ngrirë të status kuos që ishte gjatë mandatit të Qeverisë së PAN-it.
Ky është emri i vrasësit në Gadime të LipjanitLexoni edhe:
Duke xhelozuar për agjendën serioze të qeverisës së mirë, përmirësimin e imazhit qeverisë dhe funksionalizimit të shtetit ligjor nga Qeveria Kurti, opozita që deri dje ishte në pushtet dhe e zhytur në korrupsion po bëhet gjithnjë e më agresive , e pa durueshme, duke përdorë edhe shantazhin si mjet lufte politike kundër qeverisë së re të LVV-së me Listën Guxo.
Tani opozita po i provon të gjitha mënyrat që ta pengoj këtë qeveri ti realizoj ato premtime që ia dhënë elektoratit para zgjedhjeve, sepse tani po e kuptojnë se shpejt do të iu vjen rendi që ta shohin veten në burgje për shumë të këqija që ia kanë bërë vendit, prandaj së fundi opozita ka filluar të abuzon edhe me skenarin e rrezikshëm të qytetares me përkatësi serbe Dragica Gashiq e instrumentalizuar nga Qeveria serbe për kinse kthimin e saj për të jetuar në Gjakovë, që po bëhet pjesë e lojës Beogradit në bashkëveprim të plot me opozitën AAK dhe PDK- me qëllimin e dyfishtë: për ta etiketuar dhe akuzuar ndërkombëtarët dhe kombëtaresh Albin Kurtin, për pa aftësi të qeverisjes dhe pasiguri për qytetarët.
Ndryshon moti në Kosovë: Sot shi e breshërLexoni edhe:
Tani opozita po e sheh si të vetmen shans mënyrën se si ndërkombëtarët duan që Kurti të etiketohet dhe ti thuhet botës se qeveria e tij është qeveri nacionaliste që nuk i lejon serbët të kthehen në pronat e tyre kurse kombëtarisht, tentim për ti bindur qytetarët shqiptar para zgjedhjeve komunale sidomos në Dukagjin se qeveria Kurti po i kthen kriminelët Serb në shtëpitë e tyre ne Kosovë, aty ku e kanë bërë krimin e pa ndëshkuar deri më tani dhe, derisa ata akoma e kanë dhembjen e pa shëruar për viktimat dhe familjarët e tyre të zhdukur e të pa gjetur.
Pavarësisht presionit të vazhdueshëm opozitar për rikthim reciprociteti dhe acarim te raporteve me shtetin serb, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se si qeveritaret kanë vlerësuar se nuk duhet të nguten për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, sepse nuk është e arsyeshme që të marrin vendim aty për aty dhe të ketë problem në zbatim, pa studim dhe analizë të hollësishme, në pritje po ashtu edhe të ndryshimit të qasjes nga pala tjetër- Serbia.
Tani Qeveria Kurti është në rrjedha dhe faktori ndërkombëtar me ato veprime që i ka ndërmarr deri më tani, po e përkrah qeverisjen e tij, dhe në shumë raste janë duke e lavdërua për aftësitë e të qeverisurit, prandaj qeveria Kurti duhet injoruar krejtësisht këto provokime opozitare pasi që opozita e korruptuar në qeverisjen e kaluar është e dëshmuar për dështim dhe manipulim, e kritikuar edhe nga ndërkombëtarët por e ndëshkuar edhe nga Qytetarët me votën e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kuvendi mblidhet sot, këto pika janë në rend diteLexoni edhe:
Eshte për tu habitur se si disa njerëz tani të opozitës sikur Avdullah Hoti dhe disa të tjerë, po mundohen ç’mos të bëjnë qe ta pengojnë këtë qeveri, dhe habia edhe më e madhe tani është që një ish kryetar dështak i LDK sikur Isa Mustafa që për kohen sa ishte kryetar i kësaj partie arriti me punën e tij ta zvogëloj partinë më të madhe të vendit deri në 13% sikur në zgjedhjet e fundit, dhe në vend që të jetë i turpëruar për ato dështime, tani ai ju bashkëngjitet opozitarëve duke e kritikua këtë Qeveri në pushtet, edhe që për ato dështimet e tija që e solli partin më të madhe të Rugovës deri në zhbërje, duke i shërbyer Hashim Thaçit ashtu si donte ai, duke ia zbatua urdhëratë e tija, në mandatin e tij rreth 11 vjeçar asnjëherë nuk i fitoj votat në zgjedhjet e tëra që ishin në ato periudha, dhe në vend se me e jetua jetën e një pensionerit, ai prapë mundohet të jetë e po atyre koalicioneve kriminale që e qeverisën këtë vend që nga paslufta e deri më tani, por ndoshta me këto fakte edhe ky si të tjerët po e dinë se ç‘farë e pret mbas një kohe për ato krime që duhet të përgjigjet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"