![](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/16/200x200_prokororia-e-shtetit-501626417767.jpg)
Lexoni edhe:
Dallimin në mes një shteti demokratik dhe atij kriminal e bën Prokurori I shtetit !
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Arrestimet e disa zyrtareve të komunave në Dukagjin , si të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare është lajm i mirë për drejtësinë në Kosovë. Është koha e funksionimit të shtetit ligjor, është koha e arrestimeve të të gjithë atyre të cilët bien ndesh me ligjin.
Dallimin në mes një shteti demokratik dhe atij kriminal e bën Prokurori I shtetit !Lexoni edhe:
Hallkat e krimit të organizuar duhet të shkëputen , se mjaftë kanë zgjatur qe 22 vite. Për fajësinë e dikujt apo mos fajësinë fjalën e japin organet kompetente, e jo kjo të shfrytëzohet për politizime individuale apo partiake. Gjyqësia është organ e pavarur , dhe kështu duhet edhe të funksionojë. Mjaftë gjatë organet tona jo vetëm të drejtësisë, janë ndikuar nga politika ditore. Secili zyrtar duke filluar nga nivelet komunale deri te organet qendrore të hetohen për korrupsion apo për çdo keqpërdorim tjetër .Të shkohet deri në fund me hetimet e pasurimeve të paligjshme që dyshohet me të drejtë se ekzistojnë në Kosovë.
Migrimi-kjo plagë e rëndë e zbrazjes së trojeve shqiptareLexoni edhe:
Përgjegjësia morale deri te përgjegjësia penale , ka ardhur koha që të vijnë në shprehje, e jo që zyrtarët e lartë të shteti të sillen sikur Kosova të ishte pronë e tyre private .Kapitulli i hajnive dhe pasurimeve brenda natës , njëherë e mirë duhet të përfundojnë, nëse mendojmë që të kemi shtet ndërtim dhe mirëqenie të përgjithshme. Inkuadrimi i shumë bashibozukeve në politikë , janë e keqja me e madhe e pasluftës në Kosovë. Hajnat dhe zhvatësit e pronës shoqërore dhe parasë publike, e kanë pru gjendjen e mjerueshme të shumicës . Prandaj ,çfarëdo arrestimi i atyre që dyshohen për krim dhe korrupsionin duhet mirëpritur, sikurse që duhet mirëpritur edhe arrestimet e fundit të disa zyrtareve komunal të rajonit të Pejës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".