Një qasje serioze e kësaj mazhorance në pushtet, me ligj për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve tanë
Faik Krasniqi
Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi
Me pëlqeu ligji qe ua ndalon fëmijëve blerjen e pijeve energjike, edhe pse ata gjejnë mënyra për t'i blerë siç blejnë edhe duhan dhe lëndët narkotike. Kjo më shumë është përgjegjësi e prindit. Por kjo do të ishte edhe mirë nëse bëhet, sepse ka të bëj po ashtu me shëndetin e fëmijëve tanë.
Është fjala për çantat e rënda në kurrizin e tyre. Apo kjo nuk bëhet, sepse me libra luan leku për oligarkët! A do të bëhen më të lehta çantat në kurrizin e fëmijëve tanë prej vitit të ardhshëm shkollor, apo do vazhdoj avazi i vjetër? Një çantë me disa kg në kurrizin e njomë të fëmijëve tanë, për interes të oligarkëve tash e dy dekada. Unë si prind po pyes. Nuk besoj që është pyetje luksi, sepse ka të bëj me shëndetin e fëmijëve tanë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".