Të goditet pa vonesë lidhja e krimit të organizuar me Shpend Ahmetin

Të goditet pa vonesë lidhja e krimit të organizuar me Shpend Ahmetin

Hajrullah Tërnava

  • 19 July 2021 - 07:29

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Të inkriminuarit nëpër institucione tani e kanë humbur rehatin e tyre nga përndjekjet e ditëpërditshme që po ju bëjnë pushtetarët qeveritar, e sidomos ata të cilët qëndrojnë në krye të institucioneve, sikur kur që është fjala për të parin e komunës së Prishtinës në rastin e Shpend Ahmetit, që është në përfundim të mandatit të dytë të qeverisjes së komunës, prandaj një situatë të tillë po e dëshmojnë̈ edhe monitoruesit e pavarur të OJQ-ve, dështimin e plotë dhe skandaloz të Shpend Ahmetit në qeverisjen e tij prej dy mandatesh me komunën e Prishtinës.

Nga 100 premtimet e fushatës, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti për këto 4 vitet e mandatit të dytë i ka realizuar vetëm 28 prej tyre derisa premtime raportohet se janë 15 janë gjysmë të përmbushura dhe 34 të tjera ende të pa filluara. Këto të dhëna të freskëta janë të monitorimit të punës, të keq qeverisjes së mashtruesit e hajdutit Shpend Ametit me Prishtinën, zbulimi lakuriq i mashtrimit që ju ka bërë ai qytetarëve me qeverisjen e tij të dështuar në interesin publik por të tej korruptuar e të kriminalizuar për përfitim në interesin personal e lidhjes me krimin e organizuar, prandaj po e përfundon këtë mandat pa ambicie për tu rikandiduar edhe një mandat tjetër, por në pritje të një frikë nga ndjekja penale që mundë të aktivizohet dita ditës kundër tij për tregti kriminale me lejet ndërtimore dhe shpëlarje të parasë së pistë në bashkëpunim me mafien e ndërtimeve dhe mafien e financave qindra milionëshe ne shpëlarjen e parave të pista nga krimi, droga etj.

Përndjekjet e qeveritarëve duhen të fillohen nga kokat e krimit sikur në këtë raste ndaj kryetarit të komunës, sikur që po e kërkojnë një gjë të tillë edhe ndërkombëtarët, e që po e thonë se krimi duhet të luftohet nga kokat e krimit, si kusht për përfitimin e Liberalizimit të vizave, por ky rast duhet të iu jep mësim edhe kryetarëve tjerë në ardhje, se si duhet të punojnë në përputhshmëri me ligjet, e jo të punojnë vetëm për përfitime të tyre personale, duke mos i plotësuar premtimet e dhëna elektoratit të tyre para zgjedhjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".