Lexoni edhe:
Argatët e SHIK-ut dhe Pronto-s në grupet punuese të MD-se e ngadalësojnë VETTING-un
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Kërkoj nga PSRK-ja ( Prokuroria Speciale e Kosovës ) që pas këtyre aksioneve ti rrënojnë edhe ato objekte të cilat janë ndërtuar dhe mbi-ndërtuar, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarët do e kuptojnë që Kosova ka Zot shtëpie. Uroj që këto aksione të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të Kosovës, në veçanti në Prishtinë.
Argatët e SHIK-ut dhe Pronto-s në grupet punuese të MD-se e ngadalësojnë VETTING-unLexoni edhe:
Këto aksionet e fundit antikrim që kanë ndodhur nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës duhet të përshëndeten, me faktin se në të kaluarën edhe nëse është dhënë ndonjë urdhër për kësi lloj të aksioneve gjithmonë kanë ndërhyrë të fuqishmit e politikës, ministrat zëvendësministrat e deputetët e partive politike për ti ndërprerë ato aksione dhe kështu rezultati ka mbetur baras me zero.
Është bërë mirë që komunat siç janë Peja, Klina dhe Istogu janë duke u pastruar nga njerëzit e pandërgjegjshëm, por pak jam kurioz të di pse nuk janë marrë edhe kryetaret e komunave duke e ditur që pa ju dhënë vula e kryetarit asnjë nga këto shkelje nuk do kishin ndodhur.Intervenimi edhe në Prishtinë i Prokurorisë Speciale dhe i policisë është tepër idomosdoshëm sepse Prishtina jo vetëm që është stërngarkuar me ndërtime ilegale, por është edhe duke e humbur imazhin e saj si kryeqytet sepse duke u ndërtuar është degraduar.
Të goditet pa vonesë lidhja e krimit të organizuar me Shpend AhmetinLexoni edhe:
Prandaj këta zyrtar komunal të Prishtinës dhe qyteteve tjera, duhet të kuptojnë që Kosova nuk është Amerika apo Japoni ku ndërtohen ndërtesa të larta, qytetet e Kosovës nuk kanë kapacitete të tilla, kështu që maksimumi i kateve duhet jetë deri në 5 kate, e jo më e lartë, varësisht sipas parametrave që i përcakton zona urbane e planit urbanistik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".