Lexoni edhe:
PSRK-ja urgjentisht të zbarkoj edhe në komunën e Prishtinës!
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Është mirë kur shikohet se organet e shtetit po veprojnë dhe po marrin masa ndëshkuese kundër krimit. Veprimet në tri komuna janë akte normale! Natyrisht se aksionet e fundit në tri komuna nuk tregojnë ndonjë ndryshim të vijës së deritanishme të veprimit kundër krimit të organizuar. Veprime të tilla të policisë dhe të prokurorisë, madje me pompozitet mediatik, ka pasur edhe në të kaluarën. Ka pasur arrestime, por dënimet kanë qenë me kusht ose janë liruar të akuzuarit nga përgjegjësia.
PSRK-ja urgjentisht të zbarkoj edhe në komunën e Prishtinës!Lexoni edhe:
Arrestimet nuk tregojnë se shteti ligjor po vepron. Duhen masa konkrete dhe prova te domosdoshme dhe faktike për të vërtetuar veprën dhe për të shpallur dënimin në bazë të Ligjit. Natyrisht se janë disa çështje që tregojnë jo azhuritetin. E para, ka të bëjë me mos kryerjen e punës nga organet e ndjekjes dhe të prokurorisë nxjerrjen e provave që vërtetojnë veprën për të pasur dënim penal. Dhe e dyta, ka të bëjë me mos shqyrtimin adekuat të veprave në bazë të provave konkrete dhe dëshmitë adekuate në procedurën gjyqësor nga ana e vetë gjyqtarëve. Këto dy anë janë anë të një medaljeje.
S’ka hyrje në Kosovë për Odaloviqin e as për ata që kanë vrarë Kosovën !Lexoni edhe:
Të dyja tregojnë mos funksionimin e shtetit të së drejtës. Dhe kështu do të vazhdohet. Prokuroria nuk ka prova. Gjykatat i lëshojnë në mungesë. Kështu nuk ndërtohet shteti i së drejtës. Nuk funksionon e drejta pa Ligjin e VETTING. Me VETTING bëhet spastrimi i sistemit të drejtësisë dhe bëhet përzgjedhja e kuadrit adekuat. Në këtë fillon të aplikohet shteti i së drejtës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".