
Lexoni edhe:
PSRK-ja urgjentisht të zbarkoj edhe në komunën e Prishtinës!
SHKRUAN ANALISTI - Blerim Burjani
Këto ligje, Ligji për Konfiskim të Pasurisë dhe Ligji VETTING do të nxirren, sado që mundë të vonohen, por kualiteti i tyre eshte shume i dyshimtë. Pra me të dyja dy këto ligje nuk janë marr njerëzit që kanë përvojë me fushën e drejtësisë penale por kryesisht disa OJQ janë konsultuar kur dihet se OJQ nuk bëjnë shkencë e ligje, por janë lloje biznesi në Kosovë.
Ka dhe do të këtë dilema në të ardhmen , madje ka disa çudira ne këto drafte se paku siç janë dal e opinion për shembulli veprim retroaktive të VETTIG-ut ,nëse një gjyqtar dhe prokurorë jep dorëheqje tash ligji duket se thotë se edhe ata do t’i nënshtrohen ligjit pastaj çështja e sigurisë juridike dhe te drejtave kushtetuese të garantuar me Kushtetuta, prandaj po them se ka shumë gjëra amatore dhe gjëra të cilat janë të dyshimta në kuptimin e sigurisë juridike dhe të drejtave kushtetuese. Tash mbetet të presim kur do të diskutohet në Kuvend apo do të ketë dëgjim publik për këto ligje.
PSRK-ja urgjentisht të zbarkoj edhe në komunën e Prishtinës!Lexoni edhe:
Deri më tash nuk janë ftuar as OJQ-të që e përcjellin punën e Kuvendit në diskutim apo në ndonjë tryezë. Krejt ky proces duhet të përcillet edhe me reformën e administratës publike sepse Reforma e administratës publike është kusht i vjetër i BE-së që po ndal edhe donacionet por asnjëherë s’ka pasur vullnet për ta bërë. Kjo reformë është komplikuar sepse kërkohet shkurtim i vendeve të punës, funksionalizimi i administratës në përputhje me nevojat e qytetarëve, privatizimi i ndërmarrjeve publike që nuk është rendi të ndodhë si vala900, dhe tjerat që janë çerdhe strehimi për të punësuar militant partiak dhe familjar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".