
Lexoni edhe:
Tri mandatet e Qeverisjes me Thaçin, lejuan në heshtje kolonizimin me serb të veriut
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Takimi i fundit Kurti- Vuçiq, ishte një takim në vazhdën e takimeve të tjera, dhe natyrisht se nuk pritej ndonjë hap pozitive në kuadër të dialogut me shtetin kriminal serb. Qëndrimet janë shumë larg njëra-tjetrës palë. Në këto ndikon shumë politika neoshoviniste serbe.
Serbia dëshiron akoma ripushtimin apo ndarjen e Kosovës, ndërsa, Kosova është për pavarësinë e vetë të shpallur dhe për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit. Janë këto dy çështje të kundërta. Është mirë që edhe një propozim shumë i rëndomtë kundruall gjendjes, Deklarata e paqes në mes të Kosovës e Serbisë, sepse për paqe garantojnë NATO, që u refuzua nga pala serbe dhe nga krimineli Vuçiq.
Tri mandatet e Qeverisjes me Thaçin, lejuan në heshtje kolonizimin me serb të veriut Lexoni edhe:
Kjo tregon se Serbia nuk donë zgjidhje të çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se punon për ripushtim ose ndarje të Kosovës. Asnjërën nga këto qëndrime nuk mundë të pranohen nga Republika e Kosovës sepse Kosova është shtet dhe vetëm si shtet është futur në dialog me shtetin serb dhe ashtu duhet të vazhdohet deri në fund, duke mbrojtur interesin e vetë me të gjitha mjetet dhe kapacitetet politike e diplomatike. Rrugë tjetër nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".