Lulzim Basha sulmohet sepse ai nuk është si Berisha, si Nano, si Meta dhe as si Rama
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Berisha, Nano, Meta e Rama janë 4 shtrigat që e mbajtën peng Shqipërinë, zhvillimin, progresin, demokracinë, drejtësinë dhe integrimin e Shqipërisë për 30 vite të tranzicionit. Kush më shumë e kush më pak, të katër këta vijnë nga regjimi kumunisto-enverist, të formësuar , të edukuar dhe të shkolluar në shkollën dhe përvojën ideologjiko-komuniste, ateiste e antinjerëzore të regjimit kriminal marksist-leninist.
Të kater këta janë pengëmarrësit, autorët e shkaktarët e stërzgjatjes së këtij tranzicioni rrënimtar e shkatërrimtar në Shqipëri; këta janë zullumqarët dhe keqbërësit publik e kombëtar që instaluan sistemin kriminal, grabitqar e hajduto-korruptiv në Shqipëri e që e rrënuan sistemin demokratik e ligjor apo më sakt, këta të katër janë ata që punuan për interesat e tyre personale kundër Shqipërisë, kundër interesit kombëtar, kundër demokracisë, kundër integrimit e pro hajnisë, krimit e korrupsionit.Oksigjeni që i mbajti në krye të Shqipërisë këta zullumqarë janë jo vetëm partitë politike PS,PD e LSI por janë edhe mediat dhe mercenarët mediatikë manipulus , të blerë e të shitur; janë edhe intelektualizmi dhe intelektualët, pseudodijetarët halabakë, servilë e sahanlëpirës që u rreshtuan në tabore mbrojtësisht e propaganduesisht të këtyre 4 shtriganëve. Shqiptarët të ndarë e të përcarë prej këtyre 4 zullumqarëve dhe të partive personale të tyre ua besuan, i votuan e i mbajtën të katër këta në politikë e në pushtet prej 30 vitesh. Dhe ky “pëlqim” apo ky gabim i shqiptarëve ka bërë të mundur që vetë shqiptarët të pësojnë e të vuajnë me meritë këtë realitet traumatik, sepse ashtu sic është komuniteti ashtu atij komuniteti i erdhën në krye edhe politika, edhe pushteti , edhe qeveria.
Prandaj SHBA-të dhe BE duke e parë këtë farë derexheje ku është degdisur vëndi, shteti, shoqëria, ligji, demokracia e drejtësia nga këta 4 ustallarët e rrënimit e të shkatërrimit, dhe duke parë që shqiptarët nuk ishin vetë në gjëndje për të dalë nga ky qorrsokak, atëhere SHBA-të dhe BE më në fund ndërhynë duke ngritur drejtësinë nga e para, pra duke miratuar VETING-un si i vetmi mjet reformator e jetik që do ta shpëtojë Shqipërinë, shtetin, shoqërinë dhe do ta vendosë sundimin e moralit e të ligjit.
Dhe Lulzim Basha duke mos qenë as si Berisha, as si Nano , as si Meta e as si Rama, pikerisht për këtë arsye atë e sulmojnë gjithandej e gjithë politika e vjetër e degraduar, e korruptuar, e kriminalizuar dhe e dështuar në aleancë me mediatikët, analistët, opinionistet e intelektualët servilë,sahanlëpirës e të padinjitet të cilët shiten për pak interes te paraja e te pushteti. Kundër Lulzim Bashës është e gjithë politika e vjetër e këtyre 30 viteve, janë të gjithë ata politikanë e pushtetarë si ishët dhe ata të tanishëm të cilët kanë pëfituar nga politika e pushteti; kundër Bashës janë ata që kanë abuzuar, vjedhur e grabitur prona, pasuritë dhe paranë publike.Por me Bashën është e ardhmja që do të triumfojë kundër dhe duke i dhënë fund këtij tranzicioni i cili është marrë peng nga të këqijat dhe korrupsion.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".