Lexoni edhe:
Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë shumë të mëdha!
Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti
Në rastin në fjalë nuk është e mjaftueshme vetëm anulimi i këtij vendimi, por duhet marrë masë disiplinore ndaj atyre që e morën këtë vendim, si shkarkimin e tyre në mënyrë që të bëhet edhe më i besueshëm në publik serioziteti i qeverisë Kurti. Kurti duhet të ketë shumë kujdes që kabineti qeveritar të mos i shndërrohet në një grup interesi ku vendimet qeveritare të merren në mënyrë të tillë që ato të jenë të mirë llogaritura për përftime të politikaneve, qeveritarëve ,ministrave dhe të akrabave politiko-partiake e nepotiko-farefisnore si ato të gjitha qeveritë e mëparshme të Kosovës.
Politikanët shqiptarë për paranë, për pushtet, për pasuri e për rehatinë e vet ç ‘burrërohen, shpërfytyrohen, korruptohen dhe tradhtojnë. Kryeministri Albin KURTI duhet ta ketë të qartë se çdo aventurizëm diletant, korruptiv dhe abuziv i cilitdo ministër të kabinetit të tij do t’i kushtojë shtrenjtë politikisht atij dhe qeverisë së tij. Kështu duhet parë e vlerësuar edhe fakti se pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka vendosur më në fund që pas dy javësh të tërhiqet, të pezullohet marrëveshja për tiketën 5 eurosh, për veturat, sipas një vendimi të gabuar e skandaloz , marre nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, e drejtuar nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Hysen Durmishi!
Dëmet nga sistemi i kapur i drejtësisë janë shumë të mëdha!Lexoni edhe:
Por, kjo mund të paragjykohet si diçka edhe që i ka pëlqyer dhe se nuk mund të jetë bërë pa dakord sinë e kryeministrit Kurti, por mund edhe të paramendohet që të jetë bërë edhe si një manovër-provë e për “test” publik që e kanë zakon ta bëjnë dhe e që kanë bërë kryeministrat shqiptarë, të gjitha qeveritë shqiptare, të cilat krijojnë vetë probleme e më pastaj duan të duken e të marrin rolin e zgjidhjes së problemeve të krijuara artificialisht nga vetë qeveria.
Prandaj vendimmarrjet para se të merren nga ministritë e dikasteret duhet që të mirë studiohen se çfarë efekti apo eksesi kanë ato në lidhje me interesin publik dhe atë të qytetarit, dhe nuk duhen marrë vendime të cilat kanë synime e prapavija djallëzore korruptive e zhvatjeje të xhepave të qytetarëve, pra thjesht nuk duhen marrë vendime të cilat janë si gjoba për qytetarët , mjeshtër për të cilat shquhet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. E kam “këshilluar” edhe më parë z. Kurti dhe e kam paralajmëruar që kujdes me përzgjedhjen e kabinetit ministror, të këshilltarëve dhe të ekspertëve, merr e zgjidh të sinqertët, të aftët e profesionistët dhe jo partiakët e partizanët apo militantët sepse prej tyre do ta pësosh.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".