Cila do të jetë dhurata e re e Albinit për Vuçiqin në Bruksel ?

 Cila do të jetë dhurata e re e Albinit për Vuçiqin në Bruksel ?
 Cila do të jetë dhurata e re e Albinit për Vuçiqin në Bruksel ?

Mehdi Hyseni

  • 25 July 2021 - 11:25

Shkruan: Mehdi Hyseni

Në takimin e tretë të radhës   të negociatave serbo-shqiptare në Bruksel (që parashikohet të mbahet në fund të gushtit të këtij viti), me gjasë kryeministri Albin Kurti mund t’ia dhurojë  presidnetit serb Aleksandër Vuçiq, edhe dhuratën e dytë, një broshurë me të gjitha emërtimet e toponimisë serbosllave në Kosovë (1912-2021).  Kjo do të ishte  një dhuratë e mirë për Vuçiqin dhe për delegacionin serb, sepse do të viheshin në dijeni që, mbi 100 për qind të emërtimeve të toponimisë serbe në Kosovë i kanë sjellë autokolonët dhe kolonët serbo-malazezë me në krye “ideologët” serbomëdhenj siç ishin Dr. Jovan Cvijiq, Ivo Andriq, Dr. Vladan Gjorgjeviq, Vasa Qubriloviq…etj., me qëllim të spastrimit etnik-shfarojes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe  përndjekja nga shtëpitë e tyre stërgjyshore-ilire.

 

            Të ndryshohet  toponimia serbosllave në Kosovë !

 

*** Ne, së bashku me UÇK-në, me Amerikën dhe ne NATO-n e kemi përzënë Serbinë agresore pushtuese, por në Kosovë ende kanë mbetur gjurmët e zeza të gjenocidit kolonial të saj, domethënë  toponima serbosllave. Kjo nuk duhet toleruar, sepse  autokolonët dhe kolonët serbë para Evropës dhe para botës po e përdorin si “dëshmi” dhe si “argumentin kryesor” të gjenealogjisë së “Kosovës serbe”!?

Prandaj, për të hedhur poshtë këtë gënjeshtër shekullore, Qeveria e Kosovës, së më parë, do të duhej të nxirrte Ligjin për ndryshimin e toponimisë ekzistuese serbosllave, dhe në vend të saj të vinte në jetë emërtimin dhe përdorimin e toponimisë iliro-shqiptare, sepse kjo tokë është iliro-shqiptare, jo  e kolonëve dhe e autokolonëve (“doshlakë”) serbë, (të dyndur si “Aspahurunë” nga Siberia dhe nga brigjet e lumit Don të Rusisë), të cilët, në vazhdimësinë historike të “popullimit” të dhunshëm dhe me gjenocid të territoreve shqiptare, përbënin vetëm “5% të popullsisë së tyre”.

Ndaj, është tejet absurd dhe shumë e padrejtë që shumica dërmuese shqiptare mbi 90 % në Kosovë, të “ushqehet” me toponiminë e kolonializimit gjenocidal serb shumëshekullorë, edhe pas pavarësimit të saj.

Duhet të  zgjohemi nga gjumi shekullor dhe, të zhdehemi nga vetëkënaqësia (se gjoja kemi kryer punë me kolonializmin serb), ngase  pa flakjen e toponimisë serbo-sllave nga tokat tona, pikesëpari në Kosovë (1912-2021), Kisha Ortodokse Serbe, Qeveritë serbe, akademia e shkencave serbe dhe politika propagandistike serbomadhe, në mënyrë të vazhdueshme do të bëjnë përpjekje që Kosovën ta “rikthejnë” nën sundimin e egër kolonial dhe gjenocidal të Serbisë, natyrisht, duke u thirrur në emër të drejtës historike mbi Kosovën si “terriror serb”., si dhe duke marrë për bazë toponiminë serbosllave dhe të kishave e manastireve serbe.

Me qëllim  që Kosova dhe shqiptarët, të mos jenë objekt  i kolonializmit gjenocidal pushtues të Serbisë, duke qenë se qe 13 vjet kemi fituar lirinë dhe pavarësinë si shtet,  duke mos njohur më kurrfarë shteti serb në Kosovë, Qeveria e Kosovës, nevojitet  të miratojë Ligjin përkatës, që toponiminë serbosllave ta “avullojë” nga territoret shqiptare të Kosovës, sepse asnjë popull në botë nuk do të pranonte që të jetonte dhe të ushqehej me toponiminë e huaj të ish-kolonialistëve, ashtu siç që po veprojmë ne, edhe pas mëvetësimit të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008).  Kjo formë e të “mbijetuarit” gjoja të lirë e sovranë nën saçin e kuq të toponimisë serbe, është e papranueshme dhe anticivilizue.

Prandaj, Qeveria e Kosovës, sa më parë, duhet të nxjerrë Ligjin për Ndryshimin e Toponimisë Serbosllave në Kosovë,  sepse shqiptarët janë autoktonë që nga koha e Illyrisë, dhe kanë indentitetin dhe toponimet e veta iliro-shqiptare, pse të jetojmë me shekuj nën hijen e zezë  të gjenocidit kolonial pushtues serbo-sllav në tokat tona stërgjyshore ilire . Ne kemi toponiminë tonë shumë të pasur, dhe më të lashtë në Ballkan. Prandaj, t’i kthehemi toponimisë sonë dardano-ilire, jo të “ushqehemi” me emërtimet serbo-sllave, që simbolizojnë dhe dëshmojnë të gjitha pushtimet gjenocidale dhe kolonizuese të serbëve mbi tokat indigjene shqiptare  (1878-2021).

       

Strategjia serbomadhe-shfarosja e shqiptarëve dhe kolonizimi i territoreve shqiptare

Nuk ka asnjë dyshim se këta janë dy faktorë kryesorë që dokumentojnë kryerjen e gjenocideve serbe jo vetëm në Kosovë, por edhe në territoret e tjera të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

 

Për të rrumbullakësuar këtë strategji të kolonializmit gjenocidal shekullor (1878-2021), Beogradi zyrtar ndryshoi strukturën demografike, etnike të shqiptarëve, si dhe serbizoi toponiminë shqiptare.

Në Kosovë veç sjelljes së kishave e manastireve serbe dhe kolonistëve serbomalazezë në shtëpitë dhe në pronat e shqiptarëve, Serbia përmes ushtrimit të dhunës, të terrorit dhe të gjenocidit të përgjkashëm shekullor ndaj shqiptarëve, zbatoi edhe strategjinë kolonizuese të serbizimit të tokave shqiptare, duke  i emërtuar me toponimi serbe mbi 100%.

Fatkeqësisht, kjo toponimi  e strategjisë kolonizuese serbe, jeton edhe sot në Kosovë (1912-2021), ndonëse Serbinë agresive dhe gjenocidale e kemi përzënë nga Kosova, por  jo, ende nuk e kemi flakur toponiminë kolonialiste serbe  nga tokat, nga qytetet dhe nga fshatrat e Republikës së pvarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008-2021).

Prandaj, Qeveria e Kosovës, sa më parë të jetë e mundur, duhet të nxjerrë Ligjin për ndryshimin e emërtimeve  të toponimisë serbosllave mbi 100%.

 

 

Mjaft më tregti koloniale me shqiptarët dhe me  Shqipërinë Etnike !

Ndonëse, me pezullimin e kësaj tregtie të tokave të Shqipërisë Etnike dhe të  shqiptarëve nëpër kongrese e konferenca paqërore evropiane ndërkombëtare (1878;1912-1913;1919-1920) , si dhe së fundi, edhe në Dialogun e Brukselit (2011-2021),  nuk dakordohet “baba”  i “kombit kosovar”, Nexhemdin Spahiu, kur thotë se : “Kosova duhet të japë diçka në këmbim të njohjes nga Serbia” !? (https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1634208/nexhmedin-spahiu-kosova-duhet-te-jape-dicka-ne-kembim-te-njohjes-nga-serbia/) .


Mirëpo, duke qenë se jemi aleatë dhe miq me Amerikën, fati i shqiptarëve, i Kosovës dhe i Shqipërisë Etnike nuk do të rihidhet si plaçkë tregu si dikur në : Kongresin famëkeq i Berlinit (1878); Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913; Konferencën e Paes e Parisit (1919-1920); Konferencën e Paqes 1946, të gjitha për interesa të tyre dhe të vasalëve marioneta të tyre ballkanike, tregtuan pa asnjë të drejtë dhe, pa asnjë mëshirë me shqiptarët dhe me territorete e tyre të Shqipërisë Etnike, derisa e copëtuan dhe e tëkurrën vetëm në  

 

    “Baba” i “kombit kosovar” mendon ndryshe, -“duhet t’i jepet diç Serbisë” për arritjen e kompromisit politik në Bruksel !?

 

Me qëllim që të arrihet ndonjë “njohje reciproke”, thotë ai!?

Po si të arrihet ajo “njohje reciproke”, o “baba” i “kombit kosovar” ?!

Kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në takimin e parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, më 15 korrik 2021, jo më pak se “10 herë” iu pëgjigj  se “Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës” ?

-Çka do t’i jipje  Nexhmedin Spahiu Serbisë, gjoja për “njohjen” e Kosovës?

 

 

-Çfarë pazari po kërkon Serbia në Dialogun e Brukselit (2011-2021), që ta njohë Republikën e Kosovës? –Nuk ka më  tregti me Kosovën, as me Preshvën, as me Bujanocin, as me Medvegjën e as me Novi Pazarin. Të gjitha këto kanë qenë territore të Shqipërisë Etnike, duke përfshirë edhe : Nishin, Prokuplën, Vranjën, Leskovcin, Bllacën, Kurshumlinë e Tupallën… etj., të cilat sot janë të spastruara etnikisht nga popullësia legjitime dhe autoktone shqiptare, në saje të gjenecideve  të Serbisë pushtuese (1878-1999).

 

Kosova nuk është problem “minoritar serb”!

 

-Por është problem kolonial 100-vjeçar (1912-1999). Ky problem është krijuar si pasojë e vendimeve të gabueshme politike dhe historike të fuqive të mëdha  evropiane në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), të cilat pa asnjë të drejtë ligjore e shpërblyen Serbinë me gjysmën e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike.

Ndonëse Serbia gjenocidale pushtimin e territoreve shqiptare e pati filluar që nga përfundimi i Kongresit të Berlinit (1878), kur fuqitë e mëdha të Evropës ia patën njohur pavarësinë e saj.

Sa më sipër, shqiptarët nuk i kanë asnjë borxh Serbisë, por kjo u ka borxh shqiptarëve edhe për kolonizimin e tokave të tyre me gjenocid, edhe për shfrytëzimin e burimeve të pasura nëntokësore siç është “Trepça” etj.

-        E di, “baba” i “kombit kosovar” se sa tonelata ari të “Trepçës” Serbia i ka vjedhur nga Kosova, gjatë viteve 1912-2021?

-        E di, “baba” i “kombit kosovar”, pse  Serbia e ka kolonizuar dhe shfrytëzuar Kosovë më se 100 vjet?

-        E di, “baba” i “kombit kosovar” se sa millionë shqiptarë Serbia i ka dëbuar  nga Kosova dhe nga viset e tjera të Shqipërisë Etnike (1912-1999)?

-        E, sipas “babës” së “kombit kosovar” Nexhmedin Spahiu, pse po u dashka që, ne tani t’i japim  diçka Serbisë, kinse për ta njohur Kosovën?

-        Ne, nuk jemi të detyruar mbi asnjë bazë, që t’i japim ndonjë  gjë Serbisë, sepse ajo qe më se 100 vjet i ka “kullotur” pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore (duke mos ua dhënë shqiptarëve jo një tonelatë, por asnjë gram Ari, Argjend, Zink, Plumb dhe Bakër), duke e lënë Kosovën të pazhvilluar, të varfër dhe të shkretë, sepse shumica dërrmuese e saj mbi 90% ishin shqiptarë autoktonë., domethënë pse Kosova ishte shqiptare, për këtë arsye Serbia dhe të gjitha jugosllavitë (1918-1945) e kanë lënë Kosovën të pazhvilluar sikurse Biafrën dhe Katangën dikur në Afrikë.

-        Pra, “baba” i “kombit kosovar”, Serbia i ka borxh Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e Novi Pazarit, jo këto Serbisë !!!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".