Lexoni edhe:
Të arrestohen urgjentisht falsifikatorët e tenderit 8 milionësh për ushqimin e FSK-së
Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni
Tani është koha që pas publikimit të këtyre raporteve dhe publikimin e tyre, iniciativa duhet të jetë që ti merr këto raporte dhe në të gjitha rastet ku ka shkelje materiale, të filloi edhe hetimin penal. Bëri mirë Ministri i Punëve të Brendshme që i publikoi të dhënat nga raporti i auditorit. Duhet secili nga titullarët e institucioneve të audituara që ti bëjnë publike të gjeturat me theks të veçantë tek shkeljet materiale kurse Prokuroria ti hap rastet sipas detyrës zyrtare. Angazhim interaktiv të gjithë aktorëve që e shpenzojnë paranë publike duhet të fitoj në dinamikë.
Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit në vazhdimësi janë neglizhuar, rekomandimet e tyre janë trajtuar në mënyre fakultative nga ana e institucioneve. Zbatoje ose mos e zbato pa detyrim. Zyra Kombëtare e Auditimit është institucion kushtetues me rreth 170 zyrtar me buxhet rreth 3 milion. Organ Kushtetues me kompetenca të fuqishme kushtetuese dhe ligjore. I auditojnë të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, ndërmarrjet publike dhe të gjithë personat juridik në të cilat shteti ka aksione. Auditimet përfundojnë me dhënien e rekomandimeve dhe kaq.
Të arrestohen urgjentisht falsifikatorët e tenderit 8 milionësh për ushqimin e FSK-sëLexoni edhe:
Rekomandimet zbatohen vetëm rreth 40%. Institucionet nuk e respektojnë këtë institucion-nuk ju frikësohen. Edhe zyra e auditorit nuk këmbëngul, nuk është insistuese që të zbatohen këto rekomandime. Është detyrë e Zyrës së Auditorit që gjatë auditimit në rastet kur gjejnë shkelje materiale të reagoi menjëherë duke bashkëpunuar me organin e ndjekjes-hetuesin. Kjo nuk ka ndodhe asnjëherë. Tani është koha që pas publikimit të këtyre raporteve dhe publikimin e tyre, iniciativa duhet të jetë që ti merr këto raporte dhe në të gjitha rastet ku ka shkelje materiale, të filloi edhe hetimin penal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".