Lexoni edhe:
Koha për një reformë të domosdoshme të Qeverisë
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Kemi ngulfatje të vlerave me antivlera në çdo sistem. Shkofshin në theqafje politika e vjetër bashkë me kreaturat mashtruese të tyre .Populli tashmë ka një përvojë më këto politika që dashtë Zoti të janë të perënduara, pas lindjes së gjeneratës së re në politik bërje. Kush i mbron ende qëndrimet e vjetra të kësaj politike miope dhe shefat e tyre , bëjnë mirë të shkojnë në psikiatri!
-Qytetarët e Kosovës e kanë edhe një rast tjetër historik, të mobilizohen në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, që këto zgjedhje të shfrytëzohen si një rast tjetër për ta përmbysur përfundimisht qeverisjen e korruptuar edhe në nivelin lokal, sikur që u veprua në zgjedhjet e 14 shkurtit për nivelin qendror. Ne kemi një situatë më shumë probleme zhvillimore , e nuk kemi nevojë për gjendje të krizave të vazhdueshme politike dhe institucionale. Opinioni e gjerë publik gjithnjë e më shumë po e kupton së nuk kemi të bëjmë më opozitë parimore, por kemi të bëjmë më grykësit e biznesit, dhe kemi të bëjmë më punë tjera të interesave personale.
Koha për një reformë të domosdoshme të QeverisëLexoni edhe:
Kjo opozitë nuk besojnë në ide përparimtare , nuk dëshirojnë ti besojnë platformave dhe programeve të mira politike. Krejt çka po angazhohen opozitarët është që ta kthejnë kohën e fitimeve të parasë . Këta janë mësuar që gjithçka të bëjnë më parat e huaja ,edhe ushqimin e kanë pasur për 20 vite gratis. Nuk kemi nevojë askush më filozofuar, së këtu gjithçka është e ditur. Të vetmin qëllim e kanë jo të bërit politikë, por kanë interesa financiare. Opozitarët planifikojnë jo për avancim të proceseve të ngecura , por planifikojnë të grabisin pushtetin, që ta privatizojnë shtetin, dhe që të mbesin të pa ndëshkueshëm nga ligji, duke I futur sërish milionat në xhep.
Këta po e bëjnë lojën politike që ti kanë të gjitha , duke harruar së njerëzit kanë nevojë për zhvillim dhe mirëqenie . Kjo logjikë e opozitës është logjikë e shekullit të kaluar., në të cilën edhe po financojnë. Këto plane nuk I sjellin asgjë të mirë Kosovës, madje as atyre vet. Çmenduritë politike nuk na duhen. Pushteti merret më votën e lirë, e jo duke shkelur më të dyja këmbët mbi të tjerët. Kjo logjikë politike, nëse ka funksionuar dikur, tash zor që do të vjen në shprehje. Njerëzit nuk e kanë ditur bash mirë deri më zgjedhjet e fundit nacionale , së më kënd kanë punë! Kishin të bëjnë më ata që bënë shumë mëkate politike dhe ekonomike gjatë karrierës , dhe mbetën të pa ndëshkuar nga ligji . Patën fuqinë e mbi ligjit dhe forcën e mbi shtetit! Mafiozët e politikës u bën bashkë dhe gadi sa nuk e kapitulluan shtetin e ri të Kosovës.
I dhanë fotografi të keqe Kosovës në sytë e botës demokratike. Kjo është diçka e pabesueshme .Fatin tonë dhe të shtetit tonë e qitëm në ankand publik kryesisht forcat politike të PDK dhe LDK , si bartëse të pushtetit .Grupet e caktuara politike e vodhën dhe e rropën vendin për së gjalli .U harruan ata që i varrosëm në çdo cep të vendit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! U harrua bashkë më ta edhe historia jonë! U bënë punë të ndyta në kurriz të popullit ! Pamë dhe dëgjuam pas luftës skena të vrasjeve , dhunës e të varfërisë…Mos të harrojmë këtu edhe korrupsionin , që na ka lënë të izoluar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".