Lexoni edhe:
Po e kërkojnë qytetarët, Prokuroria Speciale mos të amniston Shpend Ahmetin e inkriminuar!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Në cilin do shtet demokratik të rajonit dhe mbarë botës, roli i opozitës parlamentare është parësor dhe vendimtar për forcimin e Ligjit dhe Shtetit të së Drejtës në shtetin që i përkasin, por vetëm në Kosovë, partitë e kriminalizuara ish qeveritare të mësuara të bëjnë sa më zi, e terr në këtë vend, gjatë gjithë sundimit të tyre arbitrar, edhe në rolin e opozitës, janë kthyer në ndërmarrje kriminale dhe levë të rrezikshme antishtetërore me qasjen e tyre kundërshtuese për ta bllokuar qëllimisht, kalimin e çdo ligji që rritë progresin dhe qon vendin përpara, përfshi këtu edhe rishikimin e buxhetit në Kuvend, i cili është me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Të gjithë jemi dëshmitar se nuk është hera e parë as e fundit që opozita e inkriminuar në komisionin për legjislacion, në bashkëveprim, njëjtë si deri dje, që ishin pushtetar të kriminalizuar deri në palcë, pa fije turpi ta kundërshtojnë publikisht edhe plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për vitin 2021,të buxhetit të shtetit të Kosovës që është jetik për të gjithë qytetarët. Krejt kjo, në mënyrë që Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, të mos arrijë të sigurojë votat e mjaftueshme, për ta votuar as Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, nga frika se zbulimi i aferave korruptive e kriminale dhe veprimeve të tyre të kundërligjshme, mund të zbardhen shumë shpejtë dhe fajtorët duhet të shkojnë në burg.
Tentativa më e re kundërshtetërore e tyre, po dëshmon edhe njëherë më tepër se opozita e kriminalizuar, jo vetëm që e ka humbur tërësisht toruan, por njëjtë si gjatë qeverisjes kriminale gati 20 vjeçare, edhe në opozitë është kthyer në ndërmarrje plotësisht antishtetërore, pengon ecjen e vendit përpara dhe nuk dëshiron të pajtohet, në asnjë mënyrë me realitetin, duke u treguar e gatshme të bashkëpunojë edhe me djallin, vetëm për ta rrezikuar sa më shumë shtetin dhe grabitur, eventualisht me insinuata serish edhe pushtetin që me të drejtë e humbën, nga vota lirë e qytetarëve të vetëdijesuar të Kosovës! Pra, përpjekja më e re dëshpëruese e opozitës së inkriminuar, për ta bllokuar dhe paralizuar me çdo kusht rishikimin e buxhetit të shtetit, duke qenë se shkon drejtpërsëdrejti në dëm të mirëqenies së shtetit dhe vet qytetarëve të Kosovës, do të jetë edhe një dështim tjetër i madh dhe i turpshëm i opozitës së inkriminuar, e cila edhe nga opozita po kthehet në rrezik dhe kërcënim të hapur për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Ndaj, njëjtë sikurse në përpjekjen për bllokimin e votimit të Presidentes, kur që siç u pa edhe aso kohe, jo të gjithë deputetët brenda grupeve parlamentare do mbeten, për gjithmonë servil të nënshtruar të grupeve të ngushta të interesit dhe të politikanëve të dështuar, pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, ata pritet dhe duhet medoemos, ta marrin goditjen vendimtare nga votuesi dhe përfundimisht të thyejnë qafën e dërgohen përgjithmonë në pensionim të detyruar politik, për ta çliruar njëherë e mirë Kosovën dhe qytetarët e saj, të ngulfatur nga bëmat e tyre korruptive dhe kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".