Lexoni edhe:
Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Është e pakuptimtë që asnjë person i cili ka thënë se po bën dobi për qytetarët, dhe është pasuruar vetëm për vetë nuk i është shqiptuar dënim me burg dhe nuk i është nënshtruar as konfiskimit të pasurisë. Pra ka shumë çudira në këtë çështje që ndërlidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
-Prokuroria edhe përkundër shumë fakteve nuk ka ngritur aktakuza serioze e të bazuara në fakte për shumë njerëz dhe zyrtar publik, duke u nisur nga rasti i Hades , rasti i autostradave dhe shumë e shumë tender të tjerë që i kanë bërë vetëm dëme pasurisë së qytetarëve dhe shumë ndërmarrje publike që janë mbajtur pa u privatizuar vetëm për të zhvatur para, për ti rrjep parat e qytetarëve. Këto ndërmarrje dihet pse janë mbajtur kështu pezull e me status të pa zgjidhur, vetëm për të përfituar njerëzit problematik dhe të pa edukuar që thonë se merren me politikë dhe tërë jetën nuk kanë punuar dhe as që kanë pasur daku kontratë pune, por kjo çështje tash më është e dijshme.
Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e KosovësLexoni edhe:
Ky tolerim i sjelljes së tillë mbi ligjin vjen edhe nga mungesa e vetëdijesimit të qytetarëve sepse, po sikur të kishte pasur një vetëdijesim më të madh qytetar edhe shteti do të ishte më ndryshe, por jo i zhvatur dhe rrjepur deri në palcë sikur që e kanë zhvatur deri më sot. Pra këtu thjeshtë akoma s’ka vullnet për të vepruar prokuroria e as gjyqësia.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".