Minishengeni i treshes Vuçiq- Rama- Zajev, projekt i Akademisë serbe të shkencave

Minishengeni i treshes Vuçiq- Rama- Zajev, projekt i Akademisë serbe të shkencave
Minishengeni i treshes Vuçiq- Rama- Zajev, projekt i Akademisë serbe të shkencave

Ali Hertica

  • 31 July 2021 - 17:02

Shkruan: ANALISTI - Ali Hertica

Kosova nuk mundë ta ja lejon vetes që të bashkohet në nisma të tilla rajonale, sikur kjo e reja e “Ballkan Open” , Minishengeni i riemëruar për të mashtruar palën Kosovare, derisa Serbia nuk e një Shtetin e Kosovës , derisa nuk e merr edhe përgjegjësinë për krimet dhe gjenocidin, për të gjitha dëmet e dëmet e luftës gjatë viteve 1998-1999, pra derisa të mos e trajton Kosovën si territor të brendshëm të Serbisë por ta njoh atë si shtet të pa varur duke e larguar edhe nga preambula e Kushtetutës së Serbisë ku figuron dhe trajtohet si territor i shtetit serb.

Me këtë projekt të Minishengenit, me të cilin dolën së fundi treshja Ram -Vuçiq dhe Zajev në forumin ekomomik të Shkupit, duke e modifikuar atë si një rajon i kufijve të hapur, “Open Ballkan” , po shihet ashiqare që Serbia dhe Akademia Serbe e Shkencave kanë përgatitur me kohë një strategji perfide dhe tepër mashtruese që në emër të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, ta arrijnë qëllimin e mbajtjes nën kontroll dhe të nënshtrimit të të gjithë shqiptareve në Ballkan! Kjo politikë serbë është e orientuar në të gjitha drejtimet e mundshme për veprim, në drejtimin politik, ekonomik, të sigurisë dhe atë ekonomik.

Kjo strategji e mirë menduar serbe, fillimisht ka evoluar me kërkesën për ta krijuar Asociacionin e Komunave me shumicës serbe brenda Kosovës, si një mënishtet të ri të tretin pas Republika Srpska në Ballkan dhe kështu ta shtrij pasta ndikimin e dominimit ekonomik, që është fusha kryesore, nëpërmes të Minishengenit për të cilin është punuar shumë së bashku me Maqedoninë, kryeministrin Zajev dhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pavarësisht që kjo nismë nuk e ka mbështetjen e Kosovës, të Malit të Zi dhe Bosnjës. Dihet fare mirë që me këtë projekt Qëllimi është dominimi politik përmes gllabërimit ekonomik, sepse si Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, por edhe Bosnja e Hercegovina së bashku, nuk bëjnë fuqi ekonomike të barasvlershme me Ekonominë e zhvilluar të Serbisë.

Prandaj projekti Minishengen i riemëruar “Open Ballkan” në samitin e Shkupit nga treshja Zoran Zajev, Edi Rama dhe Aleksandër Vuqiq si mentori kryesor, qëllimi final e ka stopimin e zhvillimit ekonomik të vendeve të pa zhvilluara të rajonit, nënshtrimin e plotë dhe shkatërrimin e ekonomive të Kosovës dhe Shqipërisë, me qëllim të zgjerimit të tregut të i shitjes se produkteve serbe pa pengesa, duke eliminuar të gjitha barrierat në taksa, sado simbolike që do të ishin ato, dhe kështu do të destimulohet tërësisht ekonomia e shteteve të tjera në zhvillim e sipër, me ekonomi më të dobët në raport me Serbinë, sepse shumë nga prodhuesit ë tyre të deritashëm do të mundë të shkonin shpejtë në falimentim.

Është fatkeqësi e madhe, e baras krahasueshme me tradhti kombëtare, sjellja prej avokatit kryesor ndaj këtij projekti nga ana e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, sepse mbështetje e tij kalon të gjithë kufijtë normal të bashkëpunimit në mes të shteteve, e rreshton atë tërësisht në vijën e politikës serbe dhe antikombëtare shqiptare, duke kaluar në një politikan shqipfolës serbofil. Me mbështetjen e pa rezervë të Kryeministrit Shqiptar Rama ndaj projektit Serb për Minishengenin, duke injoruar tërësisht interesin gjithëkombëtar shqiptar dhe mbrojtjen e atij interesi, Edi Rama me vetëdije të plotë dhe për interesa puro kriminale ia ka hapur dyert e pushtimit dhe Kolonizimit Ekonomik të Shqipërisë dhe të Kosovës nga ana e Serbisë.

Me këtë projektmarrëveshje në mes treshes Vuçiq, Rama dhe Zajev, shkelet edhe Cefta dhe MSA-ja si segment i integrimeve Rajonale, pjesë e së cilës është Kosova, e të cilat me vështirësi tepër të madhe i përballon tregu kosovar, por me kujdes shumë të shtuar, sepse si fushë integrimi ekonomik kanë kosto jashtëzakonisht të madhe që sfidon prodhimin vendor për shkak të konkurrencës së pabarabarte nga produktet e vendeve anëtare të këtyre Nismave. Për të qenë një nismë e tillë bashkëpunimi e sinqertë, dhe me qëllim të integrimit dhe bashkëpunimit pa pengesa lokale rajonale, duke ruajtur edhe sovranitetit politik, ekonomik dhe të sigurisë, fillimisht do të duhej ndodhur njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe vetëm pastaj si dy shtet pa hipoteka të së kaluarës të negociojnë dhe të merren vesh se si mundë të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta edhe në nisma të tjera rajonale, qoftë edhe në nivelin Ballkanit, nëse nismat e tilla e bëjnë më të lehtë integrimin në BE, që është synim dhe përkushtim i të gjitha shteteve të pa varura në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".