Lexoni edhe:
Qentë endacakë sulmojnë qytetarin, Shpend Ahmeti 'zgërdhihet' nëpër foto
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
FSK-ja në bashkëpunim Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë duhen menjëherë të fillojnë ta hetojnë këtë skandal krimo-ekonomik që i ka ndodhe dhe po i ndodhë FSK-së. Ka ardhur koha që të pastrohet struktura ushtarake nga njerëzit zhvatës dhe kriminel, e mos të ju lejohet më asnjë mundësi për tu rikthyer në vendet e tyre të punës , por të arrestohen, te hetohen dhe të dënohen me denime te merituara.
-Gjithmonë ata që kanë punuar seriozisht në interes të shtetit, kanë hasur në vështirësi të madhe, dhe kanë qenë viktima të një politike kriminale brenda institucioneve shtetërore të korruptuara e të inkriminuara. Për këtë e kanë pasur fajin kryesor, kryesisht ish ministrat e punëve të brendshme, që nuk e kanë mbështetur sa duhet dhe inkurajuar policinë, ish ministrat e drejtësisë që nuk kanë punuar sa duhet në pavarësimin dhe profesionalizmin e këtij sistemi, por edhe ish ministrat e mbrojtës që kanë toleruar të ketë korrupsion edhe në strukturën e ushtrisë, e nuk e kanë denoncuar dhe ndaluar atë.
Qentë endacakë sulmojnë qytetarin, Shpend Ahmeti 'zgërdhihet' nëpër foto Lexoni edhe:
Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve që i kemi, FSK-ja është dashur që ta ketë mensën e vet ushtarake për tu ushqyer si dhe kuzhinieret për të gatuar brenda ushtrisë qoftë ushtarak apo civil ai apo ajo të jenë të punësuar të shtetit dhe jo kontraktor të jashtëm të përzgjedhur me tender e me favore të korrupsionit nga grupet e interesit, për të përfituar struktura kriminale të lidhura me krimin e organizuar.
Tash krejt ky skandal me abuzim të ushqimit të ushtrisë është një marifet turpi i krijuar nga vetë ish-politikanet që sot nuk gjinden në Qeveri por që bashkëjetonin me lidhjen e fuqishme të krimit, me mafi. Kuptohet që me këtë skandal shumë persona civil dhe zyrtar janë pasuruar, por pyetja është: kush janë ata që e kanë bërë këtë krim, me emër e mbiemër, prandaj kërkohet urgjentisht hetim dhe transparencë për zbulim të emrave para opinionit publik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".