
Cilat qëndrime i mbanë Ankara ndaj popujve të Ballkanit Perendimor?


Muhamet Kelmendi
Shkruan: Muhameti Kelmendi
Ne revista ushtarake e RF te Gjermanise per qendrimet e Turqise kundruall shteteve te Ballkanit sjellen fakte te ndryshme. Ndersa, ne kete reviste, per ndihmat ekonomike, ne fushen e fese dhe per ndihmat ushtarake te Erdoganit ndaj shteteve te Ballkanit Perendimor, mbi armatosjen e disa shteteve, jepen shume te dhena.
Ketu po sjelli vetem disa fakte:
"Kryetari i Turqise, Z. Erdogan, ne mandatin e vet 12 vjeqar, ka dhene ndihma ekonomike, financiare per xhami dhe ne sende, si dhe ndihma ushtarke ndaj disa shteteve te Ballkanit Perendimor".
Pasiqe revista tregon per investimet ne xhamite e ndertuara, kryesisht ne viset me fe muslimane, futet ne veprimtarine ekonomike te Turqise kundruall shteteve te Ballkanit Perendimor. Ne te permenden mjetet ushtarake qe Turqia i dha Maqedonise, Shqiperise etj., si dhe shkembimet tregtare dhe intervenimet e ndryshme ne Serbi, ne Maqedoni, ne Malit te Zi, ne Kosove dhe ne Shqiperi.
Ne fushen ekonomike dalin keto te dhena:
"1.'Serbia ka marre ndihma ekonomike ne forme te veprimtarive te perbashketa ekonomike ne shume prej 5 miliarde Euro ne 5 vjetorin qe e lame;
2. Maqedonia e kalon shifren e raporteve ekonomike prej prej 2 miliarde Euro ne vit;
3. Kosova ka vetem eksport pa asnje importim ne Turqi, ndersa intervenimet ekonomike permenen ne fushen energjetike me KEDC, prej disa milione Euro e ne Aeroportin e Prishtines prej 2O milion Euro dhe mbi 2 miliarde qe Kosova i ka dhene Behtel & Enke per rruge.
Po keshtu, permenden edhe xhamite, te ndertuara ne Kosove, pa ndonje kriter dhe ne kundershtim me interesin e vendit dhe nevojat fetare.
4.Shqiperia nuk ka ndonje raport te theksuar ekonomik".
Revista ushtarake sjelle armatimet qe Erdogani i ka dhene per ushtrite ndaj shteteve te Ballkanit Perendimor.
Ato duken keshtu:
"1.Kosova nuk e ka asnje ndihme ushtarake ne armatim, pervec disa mjeteve te transportit ushtarak dhe xhamite e ndertuara ne hapesiren e vendit;
2.Shqiperia i ka marre 47 mjete te transportit ushtarak ne forme te gjipave, kamioneve dhe mjeteve te transportit te ushtareve nga nje pike ne tjetren, si dhe disa xhami te ndertuara;
3. Maqedonia ka marre njesi tankiste te ndryshme, artileri 120 - 150 mm, mjete te ndryshme te transportit, arme te lehta etj., ndersa ne territoret shqiptare nen Maqedoni permenden xhamite e ndertuara nga Turqia"
5. Per Serbi e e Malin e Zi nuk ka te dhena ne revisten ushtarake qe doli ne fund te muajit korrik.
Nga keto te dhena del se perfitimet me te medha ushtarake dhe ekonomike jane dhene per Maqedonine, pa lene anashe edhe Serbine. Shkaku nuk dihet, por kjo ka krijuar disballancim te madh midis Kosoves e Shqiperise, ne njeren ane dhe, Serbise, Malit te Zi, Maqedonise e Greqise, ne anen tjeter. Thjeshte, shqiptaret nuk kane perfituar as ne fushen ekonomimr dhe as ne ate ushtarake.
Po ketu permenden edhe armatimet qe Moska ka dhene.
Ne reviste theksohet edhe sistemi raketor qe Moska ka dhene ne vlere prej 2 miliardeve, sistem qe e ka instaluar ne Serbi.Po ketu jepet shifra e avioneve te markes mig 32 prej 30 te tille qe Moska i dha Serbise dhe kuptohet edhe skuadra e helikoptereve ushtarak qe iu dhane Beogradit.
Pra, shtetet e Ballkanit jane armatosur mjafte shume.Vetem Shqiperia dhe Kosova jane mbrapa.Kosova nuk ka asnje lloje armatimi.
Po pse Turqia e armatosi Maqedonine e jo Shqiperine?
Pse?
Ne reviste nuk jepen te dhena. Po nga analiza dalin disa shkaqe, e mbi te gjitha, marreveshja midis Shkupit dhe Ankares per organizimin e partise se Erdoganit ne Maqedoni, duke e zvogeluar ndikimin shqiptar ne llogari te atij turko-osmanli. Duket se qellimi i te dy qeverive, asaj maqedone dhe asaj turke, eshte te rritet nacionaliteti turk ne Maqedoni, duke i deklaruar shqiptaret si te tille.
Po ketu permender edhe marreveshja e kryeministrit turk dhe atij serb ne Beograd para disa viteve ne fushen ekonomike dhe ushtarake te bere.
Kete te dhene e pati pranuar vet ish - kryeministri i Turqise, Davidogluh ( kerkoj falje nese nuk eshte emeri drejte i shkruar), kur midis tjerash, pati deklaruar ne RT te Turqise, kete:
"(...)Turqia eshte duke e sjellur kulturen dhe ideologjine osmane ne teritorin ku jetojne turqit ne Maqedoni dhe ne Kosove, si dhe ne tere Ballkan(...). Kosova eshte vatra e jone e pare dhe shume domethenese muslimane ne Evrope (...)"
Dhe, ketu duhet kerkuar shkakun e armatimit te Maqedonise nga Ankara dhe te marredhenieve te medha ekonomike, industriake e tregtare me Serbine.
Natyrisht se ka edhe shkaqe tjera, si fetare, politike etj.
Por, mbetet kryesisht interesi turko-osman, si faktor qe sllavo-maqedonet dhe serbet qe e lejuan Turqine te veproi lirshem mbi shqiptaret, duke i organizuar ne parti turke te Erdoganit ne Serbi e Maqedoni. Kjo parti ne Maqedoni eshte forcuar shume.
Per kete shkak, Ankara e armatosi Maqedonine dhe lidhi marredhenie te forta ekonomike, kulturore, tregtare, ndoshta edhe ushtarake etj., me Serbine. Ne fund dua te theksohe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".