Draginja heroinë e së vërtetës dhe e drejtësisë, dënoi gjenicidin në Srebrenicë!
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik
Shkruan;Prof.Dr. Mehdi HYSENI
*** Ndërkaq , kryeministri (fashist) Zdravko Krivokapiq nuk e dënoi gjencidin në Srebrenicë!?
*** Kjo është paradigma më karakteristike e asimetrisë së nocioneve Vlerë dhe Antivlerë universale në dimensione globale ndërkombëtare.
Ky akt i kryeministrit Zdravko Krivokapiq është i turpshëm, i pajustifikueshëm dhe anticivilizues. Ndaj, assesi nuk e meriton të jetë kryeministër apo ministër në qverinë e Malit të Zi, sepse mbështetja e gjenocidit në Srebrenicë bie ndesh me parimet e Kartës së OKB-së dhe me rregullat, normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Ky anakronizëm politik e demokratik prish imazhin dhe kredibilitetin e Malit të Zi jo vetëm te vendet fqinje, por edhe tek ato të BE-së, të NATO-s dhe të Amerikës. Prandaj, Krivokapiqi, i kontaminuar me ideologjinë nacionalshoviniste dhe raciste të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, duhet të braktisë qeverinë e Malit të Zi, sepse është i turpshëm dhe antiligjor veprimi i tij kundër aprovimit të Rezolutës së Gjenocidit në Srebrenicë, të aprovuar nga Kuvendi i Malit të Zi (17 qershor 2021).
*** Prof.Dr.Draginja Vuksanoviq Stankoviq (kryetare e Klubit të PSD-së Kuvendin e Malit të Zi) :“Svaki častan Srbin stidi se genocida u Srebrenici.” “Secili serb i ndershëm turpërohet nga gjenocidi në Serbrenicë”.
***Prof.Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviq: “Ovo je pečat na istinu. A istina je da je u Srebrenici izvršen genocid! Sav civilizacijski svijet mora se suočiti sa tom istinom. I upravo ovo glasanje je pečat toj istini".
Të gjitha ato krijesa njerëzore normale, që nuk pajtohen me këtë vlerësim aksiomatik të Prof.Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviq, u përkasin forcave të errëta regresive dhe anticiviizese, që mbështesin terrorizmin dhe gjenocidin, që janë antivlera të dënueshme dhe të papranueshme ligjërisht sipas së Drejtës Ndërkombëtare , të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të deklarateve, protokolleve, koventave dhe rezolutave të OKB-së.
Politika e jashtme e Malit të Zi
Me shfaqjen në skenën e politikës së kuadrove të reja progresive, demokratike, paqësore, kozmopolite dhe tejet profesionale të Malit të Zi, siç është edhe Prof.Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviq, që nuk ushqehen dhe, nuk jetojnë në iluzionet dhe në recidivat e politikave reaksionare fashiste të kolonializmit serbosllav në Ballkan, tani e kam krejtësisht të qartë pse presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq qe më se dy dekada është distancuar nga ideologjia regresive nacionalshoviniste, kolonialiste, antidemokratike dhe antipaqësore e Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe e përkrahësve të tij me të cilët projektoi dhe i realizoi tri agresione dhe tri luftëra gjenocidale ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).
Pikërisht, këto kuadro të brezit të ri, të dëshmuara profesioniste, të shëndosha përparimtare dhe me vizion demokratik civilizues evropianoperëndimor, siç është deputetja (kryetarja e Klubit të PSD-së në Parlamentin e Malit të Zi) Draginja Vuksanoviq Stankoviq kanë luajtur rolin kryesor në ndërtimin dhe në afirmimin e politikës së jashtme të Malit të Zi. Së pari, në mënyrë paqësore e demokratike ia arritën që Mali i Zi të shkëputet nga Bashkësia Federale me Serbinë . Në bazë të Kartës së kësaj Bashkësie (4 shkurt 2003), secila prej këtyre dy shteteve rezervonte të drejtën e plotë të shkëputjes përmes organizimit të Referendumit. Këtë të drejtë për vetëvendosje (të brnedshme dhe të jashtme) Mali i Zi e fitoi në bazë të ‘Referendumit të mbajtur më 21 maj të vitit 2006. Këtë status të ri politik si shtet i ri i pavarur dhe sovran (formalisht) Mali i Zi e shpalli më 3 qershor 2006’.
Kjo ishte meritë jo vetëm e Milo Gjukanoviqit dhe e PSD së tij, por edhe e brezit të ri të liderëve politikë në kuadrin e kësaj partie, të cilët me diturinë, me vizionin dhe me prirjet e tyre demokratike evropianoperëndimore ia arritën, që t’i vënë themelet e forta të shtetit të së drejtës dhe të politikës së brendshme dhe të jashtme të Malit të Zi.
Së pari krijuan shtetin e pavarur dhe sovran, të shkëputur nga Serbia; së dyti, ndërtuan marrëdhënie të mira, të qëndrueshme dhe paqësore me shtetet fqinje; së treti (me gjithë trysnitë e mëdha dhe me ultimatumet e Serbisë) ai arritën që Qeveria e Malit të Zi de fakto dhe de jure ta njihte Republikën e Kosovës; së katërti Malin e Zi anëtarësuan në NATO (5 qershor 2017) dhe, së pesti, kjo gjeneratë e re e liderëve politikë të SDP-së së Milo Gjukanoviqit, me Prof.Dr. Draginja Vuksanoviq Stankoviq në krye (kryetare e Klubit të PSD-së në Parlamentin e Malit të Zi), më 17 qershor 2021 ndikuan që shumica e deputetëve (55 sish) të Kuvendit të Malit të Zi, të miratonin Rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë.
Së më sipër, kjo është e vetmja rrugë e drejtë dhe e arsyeshme, që të gjithë popujt e botës i afron dhe i bashkon në ndërtimin e paqesë, të drejtësisë, të zhvillimit ekonomik, tregtar, kulutror, material e shpirtëror, të sigurimit të mirëqenies dhe të përparimit të gjithëmbarshëm global botëror.
-Vlera të tilla demokratike e paqësore si Prof.Dr.Draginja Vuksanoviq Stankoviq e Malit të zi ka edhe në Serbisiç janë: Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Nenad Çanak dhe Dubravka Stojanoviq…etj., por janë në pakicë, sepse në Serbi ende nuk pësuar evoluim dhe metamorfozë mentaliteti dhe ideologjia fashiste, raciste,armiqësore, antidemokratike dhe antipaqësore e Slobodan Miloshevqit dhe e partizanëve të tij ultranacionalistë, të cilët assesi nuk pranojnë se Serbia ka kryer tri (3) gjenocide ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999). Mirëpo, ky regres dhe anticivilizim i liderëve politikë dhe i përkrahësve të tyre milosheviqianë, Serbinë e rrezikon që të mbetet një “greminë e hapur” e përsëritjes së gjenocidit në Balkan. Kjo është arsyeja kryesore, pse të gjithë serbët dhe popujt e tjerë në Ballkan, duhet t’i dënojnë (me rezolutat e tyre deklaruese, ashtu siç vepruan Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia Veriore dhe Kosova, duke dënuar gjenocidin serb në Srebrenicë). Në këtë kontekst, do të duhej të reagonin edhe Turqia, Greqia, Bullgaria, Rumania etj. Sepse nuk ka "pardon" për terrorizëm dhe për gjenocid!
Tri gjenocidet e Serbisë, duhet të dënohen, ashtu sikurse edhe hollkausti i Gjermanisë së Hitlerit (1939-19145).
Fundja, ato shtete që mbrojnë tri (3) gjenocidet e Serbisë(1990-1999) nuk kanë të drejtë morale e as ligjore të jenë anëtare të OKB-së, as të NATO-s e as të BE-së, sepse bien ndesh me parimet e Kartës së OKB-së dhe me ato të së drejtës ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".